Në fshatrat e Zadrimës vetëm të moshuar, hajdutët bëjnë kërdinë! 4 vila u grabitën në Blinisht e Fishtë! Banorët kërkojnë ndihmë nga policia

Brenda një nate gjatë kësaj jave dy vila trekatëshe të mbyllura u plaçkitën nga hajdutët në Blinisht të Lezhës. Pronarët e tyre ndodhen në emigracion. Në fshatin ngjitur, Fishtë po ashtu u sulmuan dy banesa.

 “Hajdutet thyen grilat, dyer e dritare dhe morën çfarë gjeten brenda shtëpive. Frika ekziston.. ”- tha një banor.

Nuk është rasti i parë në këtë fshat dhe në fshatra të tjera të Zadrimës. Për shkak se të rinjtë janë larguar të gjithë, banorët e vetëm aty janë disa të moshuar. Hajdutët kanë dijeni për çdo shtëpi pa njerëz

‘Ça të bëjmë, jemi pleq. Kanë ikur jashtë shtetit të rinjtë krejt. U hapim derën dhe vetëm po u thona vetëm mos na mbytni ne, merrni divane e çfarë ka e shkoni.’- tha një banor.

Banorët e paktë kërkojnë ndihmë nga policia, për të shtuar prezencën e uniformave blu.

‘Ka vjedhje, por policia dhe institucionet, që merren me këtë punë duhet të lëvizin më shumë nëpër fshatra edhe në zonat rurale. Duhet të ketë kontrolle sepse vidhet kryesisht natën.’- tha një banor.

Në lidhje me vjedhjet e fundit në zonën e Blinishtit, policia shoqëroi në komisariat disa persona njëri prej të cilëve u arrestua për armëmbajtje pa leje, por ende nuk është provuar autorësia e ngjarje.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Çaji jeshil, 6 përfitime të rëndësishme që ka për shëndetin tonë

Çaji jeshil, 6 përfitime të rëndësishme që ka për shëndetin tonë