'Në FSHF s'më kanë dëgjuar, Dwamena s'duhet të luante në Shqipëri', mjeku sportiv Mel Ostreni për Report TV: Duhet defibrilator në stadium

Rasti tragjik i humbjes së jetës së Raphael Dwamenës në fushën e lojës gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit ka sjellë dhimbje në futbollin shqiptar. Në lidhje me këtë ngjarje dhe masat që duhet të merren për të shpëtuar jetën në raste të tilla të problemeve me zemrën, ka ngritur kambanat e alarmit.

Për Report TV, mjeku sportiv Mel Ostreni ka ngritur alarmin e mungesës së defibrilatorëve në stadiume. Për të, FSHF duhet të vendosë pikat mbi "i" për këtë pajisje që mund të sillte shpëtimin e jetës së sulmuesit 28-vjeçar. Sipas Ostrenit ky nuk është rasti i parë i humbjes së jetës në sport, duke kujtuar ish-futbollistin e Vllaznisë në vitet 1980, Suad Duraj.

"Mund të them që nuk është hera e parë. Suad Duraj në vitet 1980 ka ndërruar jetë jo në fushë, por në stërvitje te Vllaznia. Ishte pjesë edhe e Kombëtares. Rastet janë të ralla. Ka ndodhur edhe në sporte të tjera, sportistë të vegjël nuk kanë humbur jetën jo në moment por pas disa orësh në garat e moshave. Është një rast i përsëritur.

Ka lojtarë të tjerë me këto probleme dhe rregullorja? Nuk ka rregullore, mbështetmi në rregulloret ndërkombëtare të kontrollit mjekësor, por jo se kur dhe kur nuk duhet të marrë pjesë në aktivitet. Duhet thënë se në shtete perëndimore, Italia dhe Spanja që kanë sport me super financime, i bëjnë ballë duke e kufizuar. Danimarka dhe Anglia e lejojnë. Kjo gjë nuk duhet të lejohet. Italia ka rregullore si edhe Spanja që nuk i lejojnë, i quajnë si punë e rëndë fizike.

Lejimi i Dwamenës të luante në Shqipëri? Është pakujdesia ose mendja gjeniale e futbollistit, që nuk kishte probleme këtu me rregulloren. Ai mund të luante në kampionatet më në zë të Evropës sepse kishte cilësi, por ai ishte i ndërgjegjshëm për problemin që do hapte dhe këtu e pranuan. Kontrollet mjekësore në Shqipëri lënë për të dëshiruar. Nuk ka diçka të tillë në Shqipëri, për kontrolle të detajuara të zemrës. Duhet një rregullore për këtë punë.

Para një viti, duke marrë shkas nga lënimi i një futbollisti të Tiranës në kokë, kam kërkuar ndërhyrjen në fushë me defibrilator. Ajo që shpëtoi Eriksenin në Euro 2020 ishte pajisja në fushë me këtë mjet. Tani këto janë bërë pajisje të lehta. Në Itali në çdo palestër sportive ka pajisje që të shpëtojnë jetën për zemrën.

Përgjegjësia e autoriteteve? FSHF ka të vetmen përgjegjësi, që të vendosë pikat mbi "i" tani. Me këtë që ndodhi sot që ishte dramatike, një aparat bën vetëm 800 euro. Presidentët e ekipeve nuk më dëgjojnë, kam qenë pesë vite te Kukësi dhe nuk e kanë marrë paçka se e kam ngritur me të madhe edhe në FSHF. Duhet defibrilator", tha Ostreni.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taljoni: 11/11/2023 23:36

    Stadium pa defribilator nderkohe qe jashte shteti e ke ne cdo palester, shkolle, parqe, farmaci, supermerkata, etj. Njoh persona qe e mbajne edhe ne makine me vete.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/11/2023 18:34

    Mjerimi në këtë vend nuk ka mbarim…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic