/ATSH/.- Mundës nga shumë shtete të rajonit dhe Evropa do të jenë pjesë e turneut ndërkombëtar 'Adem Jashari', që do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Sipas KosovaPress, sekretari i Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK), Genc Fazlia, tha se "deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar disa shtete si: Franca, Qiproja Turke, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Bosnja dhe seleksioni i Kosovës".
Garat fillojnë në ora 11:00, ndërkohë që në palestër janë të ftuar të marrin pjesë edhe fytyra të njohura nga politika, sporti e biznesi.
Nga ana tjetër, gara interesante ka premtuar edhe kryetari i FMK-së, Naim Muja, i cili shpreson se me aktivitete të tilla do ngrij edhe më lartë kualitetin e mundjes kosovarë që të arrijnë rezultate në të ardhmen.
"Disa shtete tani më kanë konfirmuar ardhjen në këtë eveniment, kurse ne si federatë jemi të gatshëm t'i pranojmë dhe t'ju tregojmë se edhe ne kemi mundje kualitative. Kemi përgatit edhe disa mirënjohje dhe dhurata që do t'i ndajmë gjatë këtij aktiviteti", ka thënë Muja.
Në këtë garë nga Maqedonia pjesëmarrjen e ka konfirmuar njëri prej ekipeve më të mira të këtij vendi KM Liria.
"Jemi të nderuar që kemi marrë ftesën që te jemi pjesë e këtij evenimenti, kështu që unë si trajner do të angazhohem që të paraqitem në Kosovë me mundësit më të mirë. Falënderoj Kosovën për respektin e bërë", tha seleksionuesi i Maqedonisë, si dhe trajneri i Lirisë, Lulzim Vrenezi
/Shqiptarja.com