'Në fushë vetëm për të fituar', Sormani para ndeshjes me Skënderbeun. Daja: Ndeshja e veshtirë, por duam tre pikët

Të martën, afërisht një muaj pas ndërprerjes dimëore, do të rinisë Superliga shqiptare, me javën e 18 që vë përballë skuadrat për objektiva të ndryshme. Partizani kampion në fuqi, që fazën përgatitore e kreu në Antalya do të luajë në transfertë kundër Skënderbeut. Të kuqtë në këtë fazë të dytë do të drejtohen nga Sormani, i cili me të kuqtë e ka aventurën e dytë. Fillimisht italiani ka vënë theksin te puna dhe bashkpunimi si një skuadër, ndërsa përsa i përket ndeshjes deklaroi:

Adolfo Sormani: "Nuk njoh skuadër që hyn në fushë për të mos fituar tre pikët. Kam respekt për të gjithë kundërshtarët, i quaj të gjithë të barabartë. Do të luajmë për fitore. Përsa i përket rivalëve për titullin do të veçoja Kukësin, por edhe Tiranën, që po tregon një formë shumë mirë."

Ndërkohë Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, përveçse informoi për gjendjen e skuadrës u shpreh:

Ilir Daja: “Do ta kemi shumë të vështirë, por që do të pretendojmë të marrim tre pikëshin pavarësisht se përballë do të kemi një ekip shumë të fortë.”

Sakaq po të martën Flamurtari i vendit të fundit do të përballet me Vllazninë, ndërsa Teuta e vendit të dytë do të presë Laçin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar