Në Gjykatën e Lartë presin 35 mijë dosje, SHBA: Ja si do ta zgjidhim shpejt problemin
Memorandumi i firmosur nga përfaqësuesja e USAID-it dhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se do të ndihmojë gjykatën e Lartë në Shqipëri që aktualisht ka një stok prej 35 mijë dosjesh. Por si do të jetë kjo ndihmë? Ambasada thekson se një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën e Lartë që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.
"Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.
Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.
Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këtyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur" shkruan ambasada e SHBA.
Pas më shumë se 1 viti e gjysmë bllokim dhe mbetjes stok të mbi 35 mijë dosjeve, Gjykatës së Lartë iu hap rruga e zhbllokimit dhe funksionimit të saj në datë 11 mars. Presidenti Ilir Meta dekretoi tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë ardhur nga radhët e juristëve, konkretisht: Sokol Sadushaj, Ervin Pupe, Ilir Panda.
Tre anëtarët e rinj, së bashku me Ardian Dvoranin, i vetmin anëtar me mandat të përfunduar të mbetur në Gjykatën e Lartë, përbëjnë kuorumin minimal të nevojshëm për të marrë vendime në tre kolegjet e kësaj gjykate atë Penale, Civile dhe Administrative.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1063
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada amerikane paralajmëron prerazi: Kush mashtron për të marrë vizë, punon pa lejen përkatëse ose qëndron në SHBA pas skadimit të saj, mund të dënohet me burg
29 Mars, 18:00
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars, 14:02
-
KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit
26 Mars, 09:05
-
Kërkoi pafajësinë nga arratia por më pas u tërhoq, Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e Adriatik Llallës
25 Mars, 12:53
-
'Hap drejt shfuqizimit të shtetit kushtetues demokratik'/ Trump përballë gjykatave, analiza e DW: A po shkon SHBA drejt autokracisë?
23 Mars, 15:08
-
'Kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën do të dëbohet!' Ja mesazhi i rëndësishëm i ambasadës amerikane për të gjithë
23 Mars, 09:43
-
Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestron e vilës te Kodra e Diellit
20 Mars, 14:20
-
Mesazhet me Bushkën, ish-kryetarja e KLGJ-së Llagami: Fabrikime imagjinare për ndikime në drejtësi! U shpërndanë në mënyrë anonime nga një person që më përndjek
19 Mars, 10:25
-
‘Cenoi figurën e magjistratit dhe reputacionin e gjykatës’, ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares së Kukësit! Shkeljet me kolegët gjatë seancës (EMRI)
18 Mars, 12:12
-
'Babalja'/ Gjykata e Lartë s’pranon rekursin e Salianjit, mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për kallëzim të rremë! Ish-deputeti i PD: Vendim me urdhër të Ramës
11 Mars, 09:25
-
U dënua për dosjen 'Babale'/ Po kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton nesër rekursin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji
10 Mars, 13:44
-
Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës
8 Mars, 16:10
Dmth ujkut i japin kopene qe ta ruaj!Le qe cfare them une ata jane te gjithe ujqer!
PërgjigjuIde dhe veprim i mire shumeimire,eshte dhe varjanti i propoziar nga Ambasada Amerikane,perzgjidhjen same shpejte te gangrenes ne Gjykaten e Larte, per gjykumin e 35 mije e kusure dosje stok. Por nje gje duhet patur parasyshe . Meshume se gjysma e ketyre ceshtjeve ,te stisura ne keto dosje ne Gjykaten e Larte,me ndryshimin e K/ procedures Civile ne vitin 2017, nuk jane fare objekt gjykimi ne Gjykaten e larte..Dosje te cilat kanshkuar ne kundershtim me ligjin ne Gjykaten e larte,nga paaftesia e administrates gjygjesore ,si dhe loja procedurjale e paleve humbese.Kjo duhet pare mire nga nje grup gjygjtare apo av, te afte,per zgjidhur sameshpejt te ketije ngerci te qellimeshem e korruptiv ne drejtesi.Eshte turp kur ndigjon qe nje vendim i ndermjetem i Gjykates shkalles pare,pasi gjykohet ne Apel, pala humbese ben Rekurs ne Gjykaten e Larte. Saraste te tilla perafersisht mund te kene vajtur ne Gjykaten e Larte .Pikerisht keto lloje ceshtje e kane fryre numrin e dosjeve ne Gjykaten e Larte,qe eshte vertet njeshqetesim jo vetem shqiptar,por dhe nderkombetar. Qytetaret shqiptare kane vite qe rrine neperdyret e gjykateve. Kazvarritje te ceshtjeve,ligjerisht te pajustifikuara .Bie era munges rregulli e disipline dhe korrupsjone.Kryetaret e Gjykateve edhe pse marin rrogen si pergjegjes ne kete instutucjon,nuk duatjadine,duke u justifikuar” gjoja “per nje gjykim te pamvarur.Percfar gjykimi te pamvarur mund te flitet,,kur X. Gjygjtar nuk zbaton ligjin,zvarrit ceshtjen duke shtyre seanca gjygjesore ne pafundesi dhe askush si kerkonllogori.Po keshilli i Larte gjygjesore i cili kanje inspektorjate inspektimi apo kontrolle cfar bene? Keto e shume pytje tjera i thote publiku shqiptare cdo dite, nga e Hena ne te shtune ne emisjonin e gazetarit te nderuar Bashkim Hoxha. Koha per tu zgjiar, plus kerkeseve dhe ankesave, drejtuar me shkrim ,nga,shume qytetar shqiptare me instutucjoneve me te larta te drejtesise dhe shtetit shqiptare.Shqetesimi im si qytetar i ketije vendi eshte .Keto e tjera probleme ne ket vend doti zgjidhim me nderhyrjen e nderkombetareve,keshtu i beie qe organet e kontrollit me fuqi te plote ligjore perfeshi dhe Kuvendin e shqiperise te jene jasht loje.Gje qe sduhet ndodhe.
Përgjigju