Në hetim në Belgjikë për kultivim kanabisi e grup kriminal, SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Bardhyl e Kastriot Shota nga Fushë-Kruja

Në hetim në Belgjikë për kultivim kanabisi e grup kriminal, SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Bardhyl e Kastriot Shota nga Fushë-Kruja

TIRANË- Vëllezërve Bardhyl dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven Fushë-Krujë, u janë sekuestruar pasuritë nga SPAK pasi dyshohet se i kanë fituar me para krimi.

Dy vëllezërit janë hetuar e po hetohen në Belgjikë pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antwerp.

SPAK ka sekuestruar 3 apartamente të vëllezërve Shota në zonën e Golemit, pasuri e paluajtshme në pronësi Gjon Shotës (babai i tyre ), si dhe një motor i markës Dayang.

Më konkretisht janë sekuestruar: 
1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.

Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

'Në zbatim të urdhërit të ekzekutimit të datës 17.02.2023 të Prokurorisë së Posaçme të kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, janë bërë njoftimet përkatëse pranë Drejtorive vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë dhe Krujë, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, si dhe më datë 8 Mars 2023 nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është bërë sekuestrimi i tre apartamenteve të ndodhura në Golem, Kavajë.
Përsa i pëket Pasurisë e paluajtshme në pronësi eventuale të Shtetasit Gj. Shota, e deklaruar në proçes legalizimi, e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë, nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit është mbajtur akt-konstatimi përkatës, duke qenë se objektin në ndërtim e sipër nuk kishte asnjë person që të firmoste proçesverbalin e sekuestros.
Në lidhje me mjetin motorrik për të cilin është vendosur sekuestrimi është bërë njoftimi pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit për bllokimin e këtij mjeti për efekt të zbatimit të vendimit të gjykatës për sekuestrim.’- njofton SPAK.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit