Në grup me Shqipërinë, trajneri i Polonisë 'sfumon' kuqezinjtë: Më vjen mirë që s'kemi rivalë të fortë

Në grup me Shqipërinë, trajneri i Polonisë 'sfumon' kuqezinjtë: Më vjen mirë që s'kemi rivalë të fortë

Czesław Michniewicz dhe Lewandowski

UEFA zhvilloi sot shortin për kualifikueset e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Kombëtarja shqiptare "peshkoi" Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldanivë. Në lidhje me kundërshtarët në grupin E ka folur edhe trajneri i Polonisë. Czesław Michniewicz nuk sheh rivalitet në grup, duke thënë se nuk ka kundërshtarë të fortë duke sfumuar Shqipërinë.

“Duam të shkojmë në fazën finale të Europianit dhe ne besojmë se mund t’ja dalim, pasi në turne do të shkojnë dy skuadrat më të mirë nga grupi. Sigurisht që jemi favoritë në grupin tonë, sepse ishim dhe në vazon e parë. Megjithatë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë. Kur shikoj grupet B ose C, atje ka përballje vërtet të forta. Më vjen mirë që nuk kemi pse të konkurrojmë me kundërshtarë kaq të fortë”, tha Czesław Michniewicz.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë