GJKKO me ‘dorë të hekurt’, kërkon konfiskimin e mbi 30 pasurive të trafikantit të Spanjës Anton Gjinajt dhe 3 të dënuarve për drogë nga Belgjika

Pasuritë e biznesmenit të ndërtimit Anton Gjinaj i njohur dhe me emrin Pashuk Gjinaj duhet të konfiskohen dhe duhet t’i kalojnë shtetit. Kjo është kërkesa që Prokuroria e Posaçme i ka dërguar GJKKO pasi ka përfunduar hetimin pasuror ndaj biznesmenit në bazë të ligjit antimafia. Në njoftimin e Prokurorisë janë renditur edhe 2 raste të tjera konfiskimi, për dy vëllzërit Shota nga Fushë-Kruja dhe të fierakut Veip Ormënit të dënuar nga autoritetet belge. 

Sipas SPAK nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive  të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Në vitin 2010, Gjinaj është deklaruar fajtor nga  Gjykatës Provinciale të Alicante,me seli në Elce, Spanjë  dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Po kështu,Pashuk Gjini ne muajin Qershor te vitit 2006 në bashkëpunim me pjesëtare të tjerë të grupit kriminal, shtetasit Eduart Shehi, Matijas Fernadez, Maxim Antonov, Roy Evans, Edëin Dubbelman, Pieter Cornels dhe persona te tjerë të paidentifikuar, kanë trafikuar në Spanjë një sasi prej 50 kg e 610 gram lëndë narkotike të llojit ‘’heroinë’, me një vlerë tregu prej 1 941 623 Euro. Nga verifikimet e kryera rezulton Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”. SPAK kërkon konfiskimin e 22 pronave në emër të tij dhe familjarëve  ku përfshihen aksione në 6 kompani 11 objekte në zona të ndryshme te kryeqytetit si dhe 4 automjete. 

II. Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

  • Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.11, Bulevardi “Lord Bajron”, banesë private Nr.14, Tiranë, me kapital 30 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasen K. Gj., me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 30 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Aktiv”.
  • Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr.L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.2, Bulevardi “Bajram Curri”, Qendra Galeria “ETC”, Hyrja B, Tiranë, me kapital 10 000 000 lekë, me likuidator të shoqërisë shtetasin E. Pjetri, me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 10 000 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Shoqëri në likuidim e sipër”.
  • Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Fashati Ahmetaq, Fushë-Prezë, Tiranë, me kapital 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Anton Gjinaj, me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Pezulluar”.
  • Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr.J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Mengaj, Kavajë, me kapital 30 980 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Anton Gjinaj, me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 23 232 000 lekë, numri i pjesëve 23 232, pjesëmarrja në përqindje 74.99% dhe ortak tjetër Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, vlera e kapitalit 7 746 000 lekë, numri i pjesëve 7 746, pjesëmarrja në përqindje 25%, me status “Aktiv”.
  • Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr.K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.11, Bulevardi “Lord Bajron”, banesë private Nr.14, Tiranë, me kapital 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Elton Pjetri, me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100%, me status “Aktiv”.
  • Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr.L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Rruga e “Durrësit” (zona e ish-fushës së aviacionit), Pasuria Nr.1/284, Vol.13, Fq.42, ZK8210, Tiranë, me kapital 1 000 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasen K. Gj., me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 1 000 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100%, me status “Aktiv”.
  • Pasuri Nr.10/587, me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
  • Pasuri Nr.10/303+1-12, me sipërfaqe totale 120 m2, apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
  • Pasuri Nr.1/357, me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Rruga “Irfan Tomini”, Tiranë në emër të shtetasit P. Kola, (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).
  • Pasuri Nr.25/32, me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 4 000 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
  • Pasuri Nr.25/30, me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Rruga “Fadil Rada”, Tiranë, blerë në shumën 42 000 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
  • Pasuri Nr.25/28, me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 22 750 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
  • Pasuri Nr.25/23, me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
  • Pasuri Nr.25/33, me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
  • Pasuri Nr.3/283, me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë  Tiranë, blerë në shumën 13 245 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
  • Pasuri Nr.3/283-ND, me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
  • Pasuri Nr.3/169-ND, me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
  • Pasuri Nr.598/47, me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
  • Pasuri Nr.21/17, me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
  • Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI, në emër të shtetasit F. Murati.
  • Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
  • Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe, në emër të shtetases K Gj. (vajza e subjektit nën hetim pasuror).
  • Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”, në emër të shtetasit P. Kola (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).

Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit "Alesio-2014", e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
I dënuar në Belgjikë për trafik droge, GJKKO kërkesë për konfiskim për 8 apartamente në Orikum dhe llogaritë bankare 260 mijë € të fierakut 47-vjeçar

1689340513_spak1.jpeg

GJKKO ka kërkuar sot konfiskimin e pasurive të Veip Ormënajt, 47-vjeç, i dënuar në Belgjikë për trafik drogë.

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me proçedimin pasuror nr.6 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 24.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.13 datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht të pasurive:

  1. Pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:
  2. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
  3. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
  4. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
  5. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
  6. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
  7. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
  8. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
  9. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2

Shumave të parave të administruara  nga Bankat e nivelit të dytë që ndodhen ne llogaritë si më  poshtë:

  • ·         Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
  • ·         Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.
Ora 12:35
Në hetim në Belgjikë për kultivim kanabisi e grup kriminal, GJKKO kërkon konfiskimin e pasurive të vëllezërve nga Fushë-Kruja

1689340513_spak1.jpeg

Në hetim në Belgjikë për kultivim kanabisi e grup kriminal, GJKKO ka kërkuar pasuritë e vëllezërve Bardhyl e Kastriot Shota nga Fushë-Kruja. Në njoftimin e Prokurorisë janë renditur edhe 2 raste të tjera konfiskimi.  Pasuritë e vëllezërve Bardhyl dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven Fushë-Krujë, u janë kaluar shtetit, pasi dyshohet se i kanë fituar me para krimi.

Pasuritë e sekuestruara:

  • 1.Pasurisë së paluajtshme (1 kat + bodrum), me sipërfaqe ndërtimi 648.7 m² në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
  • 2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
  • 3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
  • 4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
  • 5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

Gjatë vitit 2020 dhe 2021 këta subjekte janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazepi: 24/07/2023 18:50

    As 10 perqind e pasurise nuk i keni sekuestruar dot. Ky tipi lekt Çuditerisht i ka bere kur ishte ne burg per droge ne Spanje ku vuajti 7 vite. Kerkoni pak tek Pepajt po nga fushe arrzi dhe ca kuksiane qe kane shoqeruar me ta. Po te doni u jap emrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille