TIRANE - Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj i vënë nën hetim për cështjen e 21 Janarit, është dorëhequr nga detyra aktuale e Drejtorit të Akademisë së Policisë. Burime për A1 REPORT bëjnë të ditur se në krye të Akademisë tashmë është komanduar Bilbil Mema, i cili deri dje mbante postin e drejtorit të Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit.
Dorëheqja e Burgajt lidhet me kallëzimin e Policisë së Shtetit, ndaj ish-drejtorit Hysni Burgaj dhe zëvendësist të tij Agron Kulicaj, në lidhje me protestën tragjike të 21 Janarit të 2011-ës, ku u vranë 4 demonstrues.
Sipas Policisë së Shtetit, Burgaj dhe ish-drejtuesit e tjerë të policisë në kohën e qeverisë Berisha, të cilët gjithashtu janë vënë nën hetim, bllokuan dhe nuk zbatuan urdhin e organit të Akuzës për të arrestuar 6 drejtuesit e Gardës së Republikës, 48 orë pas vrasjes së 4 demonstrueseve para kryeministrisë të udhëhequr nga Berisha.
Në kallëzimin e Policisë së kërkohet gjithashtu hetim edhe për prokurorët, të cilët nuk ndoqën penalisht dy ish-zyrtarët e policisë për mos zbatimin e urdhërit për arrestimin e Gardistëve.
Gjatë protestës së 21 Janarit para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e Gardës së Republikës 4 protestuesit, Hekuran Deda, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.
Ndonese nisi nje procesi gjyqësor, pas hekurave për katër viktimave nuk ndodhet askush, pasi dhe pse të dënuar minimalisht, kreu i gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo kanë fituar lirinë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kallëzohen Burgaj e Kuliçaj, nuk arrestuan 6 gardistët e 21 janarit