‘Ne kemi mbi kurriz ngjarje të tmerrshme’, Braçe kujton masakrën e Gërdecit tek Ekonomia: Si do jemi të sigurt me kompanitë e armëve! Përgjigjet zyrtari i Mbrojtjes

‘Ne kemi mbi kurriz ngjarje të tmerrshme’, Braçe kujton masakrën e Gërdecit tek Ekonomia: Si do jemi të sigurt me kompanitë e armëve! Përgjigjet zyrtari i Mbrojtjes

Komisioni i Ekonomisë

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka marrë fjalën gjatë seancës së radhë në Komisionin e Ekonomisë gjatë diskutimit mbi projektligjet që lidhen me krijimin e shoqërive tregtare të armëve. Braçe ka pyetur zyrtarët e Ministre së Mbrojtjes se cila është strategjia e sigurisë që ministria ka menduar kur shoqëritë e armëve do të ngrihen. Deputeti i PS u shpreh se më parë lidhur me kompanitë e armëve, kemi pasur “në kurriz ngjarje të tmerrshme”, siç e ka quajtur ai. 

Braçe: Ju thatë që likujdohen ndërmarrjet ushtarake Gramsh dhe Poliçan?! Çfarë ndodh me këto pas këtij momenti. Duhet pasur parasysh jo vetëm lehtësia e këtij biznesi, ne kemi mbi kurriz ngjarje të tmerrshme dhe duhet menduar dhe siguria. Prandaj po pyes ku do të shkojë?

Zv/ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola është shprehur se prioriteti i parë kur është ndërtuar ligji ka qenë siguria duke renditur garancitë e sigurisë, që sipas tij janë bazuar në rregullat e NATO-s.

Tola: Aktivi i tyre i kalon shoqërisë private me të gjitha asetet që ka. Ne kemi pasur sigurinë në mendje kur kemi menduar këtë ligj. Një pjesë e atyre që do vijnë nuk do të shkojnë në vendet e larta sepse do duan të jenë afër infrastrukturës së zhvilluar, afër pikave të transportit, porteve, hekurudhave apo të gjitha pikave që kanë mundësi të qarkullojnë më lehtësisht mallrat. Nga ana tjetër përsa i përket sigurisë, prioriteti ynë është që këto zona do të kenë garancinë e sigurisë duke u mbështetur në disa konsulta të vazhdueshme sipas rregullave strikte të NATO-s dhe në strategjinë e sigurisë kombëtare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma