Një 36-vjeçar i kërkuar nga Kosova është arrestuar nga ‘Operacionalja’ në Fushë Krujë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Ai akuzohet për shpërndarje e shitje narkotikësh dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mars 2023 me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë.