EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet drejt Turqisë

TIRANË- Një shtetas turk është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Hasan Ozcan, i dënuar në Turqi me 3 vite burg për tentativë vrasje, u arrestuar në zonën e Unazës së Re. 48-vjeçari, banues në Tiranë pritet të ekstradohet drejt Turqisë.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale "Pjesmarrje në vrasje", dhe "Vrasja e mbetur në tentativë", parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike