Dy shtetas finlandezë janë arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimi pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për "Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike".

Në kuadër të operacionin "Manhunt" u bë e mundur kapja e shtetasve: K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.