Avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu i bëjnë thirrje qeverisë dhe ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja, të mos ekstradojnë në Rusi, Igor Kokunov, 60-vjecarin që mbahet prej 1 viti në paraburgim në Shqipëri.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë lejoi ekstradimin ndërsa tashmë fjalën e fundit e ka ministri i drejtësisë.

Igor Kokunov u arrestua në Pikën kufitare të Muriqanit, dhe akuzohet ne Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.

Sipas avokateve urdhri për shpalljen në kërkim të Kokunov është firmosur nga prokurori i përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Ata paralajmërojnë se do e çojnë çështjen deri në Strasburg.

1727705129_kokunov.jpeg

Igor Kokunov