Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ndaj të cilit është lëshuar flet-arresti ndërkombëtar ka kërkuar azil politik në Hungari.

Gruevski e ka bërë publik vetë lajmin përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shkruan se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.

Ditëve të fundit kam marrë numër të madhe të kërcënimeve për jetë. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritete Hungareze. Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk do të heq dorë

Nikolla Gruevski

Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.


 

Statusi i Nikolla Gruevskit