Dha 50 mijë euro garanci, reperi Noizy lirohet nga burgu! Kosova kërkoi ekstradimin për sherrin me personazhin e Tik Tok-ut (Dokumenti)

DURRËS- Gjykata e Durrësit liron nga qelia kundrejt garancisë, 50 milionë lekë të vjetra, (50 mijë euro) Rigers Rajkun, i njohur me emrin Noizy, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni.

Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua mesditën e sotme ndërsa pasdite ai ka lënë dhe qelinë e paraburgimit.

Në një video live në instagram që zgjati vetëm pak minuta dhe u ndoq nga 49 mijë ndjekës live, Noizy falenderoi ata që e mbështetën ndërsa u shpreh besimplotë se e vërteta do të dalë.

Kam besim te drejtësia ne Shqipëri dhe Kosovë, uroj të zgjidhet sa më pare. Ju dua” tha Reperi

Noizy la qelinë pas pothuajse 10 ditësh në paraburgim. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.

Ndërkohë, në mesnatë Noizy pritet të performojë bashkë me Varrosin në një klub në zonën e Palasës në jug të vendit.

Noizy, u arrestua në Shëngjin më 7 gusht 2024, pasi akuzohet për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.

Si nisi përleshja për përfundoi me dy të plagosur

Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të Tik-Tok Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë.

Shkak i përleshjes dyshohen videot të Tik-Tok të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.

Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

 

Reperi Noizy, i cili ishte në burg prej 12 ditësh për shkak të një sherri me një personazh Muhamet Isanin, personazh në Tik-Tok, në një klub në Kosovë, u lirua ditën e sotme nga qelia, kundrejt një garancie pasurore prej 50 mijë eurosh.

Ai u prit nga shumë të afërm të tij tek dyert e burgut. Siç duket në shtëpinë e tij ka një festë, ku shihet një torte e madhe me mbishkrimin ‘’Mirë se u ktheve mbret’’.

E emocionuar duket edhe nëna e tij, teksa qan nga emocionet për të birin.

Ora 17:23
VIDEO/ Momenti kur Noizy lihet i lirë, shokët e presin te dera e burgut

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.

Ndërkohë në mediat sociale janë publikuar edhe momentet e para kur reperi lë burgun në Durrës dhe pritet nga shokët e miqtë e tij me përqafime.

Ora 16:51
Noizy lirohet nga qelia, hyn live në instagram! E shohin 49 mijë ndjekës! Ja çfarë tha


Reperi i njohur Noizy u lirua sot nga qelia e paraburgimit kundrejt garancisë 50 mijë euro, sipas vendimit të gjykatës së Durrësit.

Në një reagim live në Instagram ndërsa ndodhet në makinë, Noizy thotë se ka besim tek drejtësia në Shqipëri e Kosovë e uron që cështja të zgjidhet sa më parë.

 Mesazhi live që zgjati vetëm pak minuta u pa nga 49 mijë ndjekës.

“Kam besim te drejtësia ne Shqipëri dhe Kosovë, uroj të zgjidhet sa më pare. Ju dua” tha Reperi të cilin e ka Kosova e ka shpallur në kërkim dhe kërkon ekstradimin e tij pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni.

Ora 15:57
Stresi reagon pas lirimit të Noizy-t, tregon arsyen pse Dj Crax qëndron në burg

1723059399_stresi.JPG

Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga qelia pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, pasi u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve të Kosovës. Noizy dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni në një ngjarje të ndodhur më 2 gusht në Pejë. Lirimi i tij u bë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të rinj.

Pas këtij vendimi, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ndodhet në arrati për përfshirjen në të njëjtën ngjarje, ka reaguar në Instagram. Ai ndau një foto ku shihet duke përqafuar Noizyn, duke shkruar: "Happy for u Zin". Stresi gjithashtu shtoi se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn, nuk është liruar, pasi është shtetas kosovar dhe për të do të vendosë Gjykata e Pejës.

Ora 14:50
FOTO/ Noizy ‘nuk humb kohë’ pas lirimit, axhenda gati! Sonte performon në jug

Me të dalë vendimi i Gjykatës së Durrësit për lirimin kundrejt garancisë pasurore, duket se menaxheri i Noizyt ka planifikuar menjëherë axhendën e tij.

Noizy pritet të dalë sot nga paraburgimi, sapo të konfirmohet garancia pasurore 50 mln lekë të vjetra. Ndërkohë, në mesnatë Noizy pritet të performojë bashkë me Varrosin në një klub në zonën e Palasës në jug të vendit.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/08/2024 01:55

    Mos mendoni se ato 50 mije e shpetuan.Doli nga burgu i vogel i Durresit,por jo nga ai i madh me emrin Shqiperi,qe d.m.th se Noizy dhe Stresi sa kohe jane ne kerkim nga Kosova,nuk dalin dot pertej kufijve as deri ne Mal te Zi,apo Maqedoni.Keta shumicen e fitimeve i nxjerrin me koncertet per diasporen,jo me shqipot e vendit.Deshen te vinin vetulla,por nxorren syte!

    Përgjigju
  • Taihipi: 17/08/2024 01:23

    Fiks Jimmy. Real

    Përgjigju
  • Jimmy: 16/08/2024 21:41

    Cmereni me keta lapera repera pedera!ka plot lajme te tjera mereni me keta palaco cirku!

    Përgjigju
  • Real: 16/08/2024 21:13

    Frymezoni rrugaçet dhe narkomant me lirimin e sforcuar te ketij palaçoje. Jepini zemer Arkimederve dhe kermave qe i ndjekin pas. Shtet kartoni qe e katsndis veten deri ne ate pike se ti nevohitet reklama e bardha jeshile.

    Përgjigju
  • ??/: 16/08/2024 19:32

    E liruan pasi paten frike qe do e c`virgjeronin.

    Përgjigju
  • Po ore: 16/08/2024 18:33

    Esht inskenim per te mar fam sepse ata feminrt qe ndiqnin kte para 10-15-20vjetesh jan ritur tani edhe smeren me muzik femijesh. Esht per brezin e ri qe ti ngjaj noizy "cool" e bejn sic e bejn majmunet ne amerik bejn sikur shahen edhe zihen edhe bejn "diss". Nejse i ber na 2-3dit te sapllaku ky mbase e kan prit me ceremoni cunat

    Përgjigju
  • AltinTop: 16/08/2024 18:08

    Ato 50 Milionet ja jep Lali Eri me nje koncert patronazhistesh.. Kjo eshte drejtesia qe presim te na pastroje nga kryeplehrat qe kan zaptuar kete vend…Ikni o Shqiptar kush e ka mundesine.

    Përgjigju
  • Pompaçiu: 16/08/2024 17:34

    do nehandertala albanie me marsup gucci, do mjekerrcjeper qe jetojn me iluzjone se kush jan, do hajvana me standart servili

    Përgjigju
  • Poli: 16/08/2024 16:44

    Shtet monstruoz qe liron kete kafshe qe qe duke e vdek ne dru bashk me shoket e vet burrin e huj. Prej ketyre vendimeve ndodh dhe vetgjyqsia

    Përgjigju
  • Alb: 16/08/2024 16:07

    Kosova ashte shtet jo si shqipnija vari k......

    Përgjigju
  • Vali: 16/08/2024 15:24

    J’éveillai, me buźë viçi, nga paraburgimi ne Palasën e betonizuar nga ata që financojnë politikën e turizmit ne Jug. Bravo artisti! Shpresojme qe Kosova te mund te te ekstradojë, ose kerkoj atyre betonizuesve në Palasë te te japin edhe me shumë garanci financiare. Pleurs si tu dhe StressiArkimedusTropojanis, duhet ta provojne pak bitumen dhe te keqijat qe ajo sjell!! Por, me ç’thuhet, ju keni provuar shumë!!

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 16/08/2024 14:51

    Ore budallenj. Kaq afroi edhe Ilir Beqja por nuk u lirua, ndersa Noizy eshte i preferuari i kryeministrit,harruat qe e shoqeroi ne takimet qe zhvilloi ne Greqi dhe Itali?

    Përgjigju
  • E verteta: 16/08/2024 14:16

    Kush tha qe nuk ka asnje prove??? Po precedentet i harruat kur hengri edhe plumb nga pas??? Ne momemtin qe nuk eshte arestuar Arkimed Lushaj qe sfidon policine ky llum nuk duhej liruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit