Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është arrestuar në Serbi dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë. Në janar 2025, Klejvis Metalla dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë dhe Gjykata e Dibrës i caktoi masën arrest me burg.
“Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë”, njoftoi Policia e Shtetit.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.
Komente








