Malindi në kërkim për 137 kg kokainë, babai avokat: Djali s'ka lidhje! Hetoni Ardi Veliun dhe kush nxori sekretin

Malindi në kërkim për 137 kg kokainë, babai avokat: Djali s'ka lidhje! Hetoni Ardi Veliun dhe kush nxori sekretin

TIRANE- Biznesmeni Gentian Malindi në kërkim i akuzuar si pritësi i 137 kg kokainë që u bllokua në Durrës pak ditë më parë kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Malindi përmes avokatit, babait të tij, Ilir Malindi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Për babanë e Gentian Malindit, djali i tij nuk ka asnjë lidhje me kokainën, ndërsa akuzon policinë dhe prokurorinë që e kanë akuzuar padrejtësisht.

Ilir Malindi i kërkon drejtueses së Krimeve të Rënda Donika Prek që të procedojë drejtorin e policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe të hetojë kush nxori informacionin dhe të zbulojë si arriti që të vidhet në sytë e policisë orizi që ishte vendosur në vendin e kokainës. E ndërsa ngre 13 pyetje për prokurorinë ai kërkon që të kontrollohet gjendja psikike e Ardian Begës, njëri prej dy personave të arrestuar deri tani për kokainën.

"Nuk është aspak e vërtetë dhe se nuk kemi të bëjmë me këtë inskenim të shpallur botërisht nga organi i akuzës i gjithë opinioni në Shqipëri u disinformua dhe se fajtorët priteshin te ekzekutoheshin para opinionit publik me pushkatim ashtu sic bënte Sadam Hyseni me kundërshtarët politikë të tij. Qysh në fillim Prokuroria për Krimet e Rënda duhej të kishte arrestuar këta shpifës të ndyrë të Policisë së Shtetit dhe të kishte ngritur akuzën për “Shpërdorim detyre” apo tjetër mbasi i mbrojturi prej meje Gentian Malindi nuk ishte hetuar,gjykuar dhe shpallur fajtor me një Vendim te Formes se Prere( Prezumimi i pafajsise). Keto menyra te daljes para opinionit publik nuk i ka bere as Adolf Hitleri.

Dhe për këtë i kërkoj kësaj Prokurorie zonjës Donika Prela që të filloj procedimin për Drejtorin e radhës së Policisë së Përgjithshme dhe gjithë ata që kanë nxjerrë sekretet e hetimit ne pazarin e orkestres kriminale te shtypit. A është kontrolluar gjendja psikike e Ardian Begës dhe deklarimeve te tij ne interes te Prokurorisë të cilat nuk përputhen me provat dhe deklarimet e te tjerve?" thotë ai në letrën drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Krimet e Rënda nisën edhe një hetim pasuror për Gentian Malindin i shpallur në kërkim për katër kontenierët e kapur në Durrës ku droga ishte zëvendësuar me oriz.  Më 19 gusht 2019 kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.

Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta.

Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimorë ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi, është pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013). I arrestuari Mislihaka ishte pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit, "Eniëej", dhe kishte leje dhe akses për tu futur në portin e Durrësit.

Kërkesa e plotë e avokatit të Gentian Malindit
Drejtuar Gjykates se Apelit per Krimet e Renda

 T I R A N E

KERKUESI:Gentian Malindi,i biri i Ilirit dhe Lavdijes i datelindjes 19 qershor 1976,aktualisht i larguar.Banues ne Lagjen 13 Plazh Durres,Rruga e “Enkelejdve”,perfaqesuar nga av.Ilir Malindi me nr. Tel. 0675357552

OBJEKTI:Kundershtim i Vendimit Nr 139 date 27.09.2019 e Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane.

BAZA LIGJORE:Nenet 410/2 e vazhdim te Kodit te Procedures Penale

Zoti Kryetar

Me vendimin e mesiperm Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda ka vendosur pranimin e kerkeses se paraqitur nga prokurori duke caktuar masen e sigurimit personal shterngues ate te “Arestit ne burg” e cila parashikoet nga Neni 238 i Kosit te Procedures penale per Gentian Malindin

Ne kundershtojme totalisht kete Vendim te kesaj Gjykate mbasi e gjithe skema qe ka ngritur Prokuroria ne bashkpunim me Policine e Shtetit nuk eshte aspak e vertete dhe se nuk kemi te bejme me kete inskenim te shpallur boterisht nga organi i akuzes dhe Qeveria e sotme e Edi Rames nepermjet deklaratave kriminale publike ne organet e televizioneve apo shtypit te shkruar nga Drejtori i Policise and compani.

Qysh ne fillim nepermjet propogandes gebelsiane dhe pa u gjykuar kjo ceshtje u shpall fajtor Gentian Malindi si dhe dy te tjere te cilet sipas ketyre policve kishin pranuar fajin dhe se kishin kerkuar meshire.I gjithe opinioni ne Shqiperi u disinformua dhe se fajtoret priteshin te exzekutoeshin para opinionit publik me pushkatim ashtu sic bente Sadam Hyseni me kundershtaret politik te tij.

Zoti Kryetar.

Qysh ne fillim Prokuroria per Krimet e Renda duhej te kishte arestuar keta shpifes te ndyre te Policise se Shtetit dhe te kishte ngritur akuzen per “Shperdorim detyre” apo tjeter mbasi i mbrojturi prej meje Gentian Malindi nuk ishte hetuar,gjykuar dhe shpallur fajtor me nje Vendim te Formes se Prere( Prezumimi i pafajsise).Keto menyra te daljes para opinionit publik nuk i ka bere as Adolf Hitleri.Dhe per kete i kerkoj kesaj Prokurorie zonjes Donika Prela qe te filloj procedimin per Drejtorin e rradhes se Policise se Pergjithshme dhe gjithe ata qe kane nxjere sekretet e hetimit ne pazarin e orkestres kriminale te shtypit shqiptar dhe televizioneve qe kakarisin per suksesin imagjinar te Policise Shqiptare ku ne mes te dites ne syet e saj u vodh orizi i kthyer ne kokaine nga kontenieret ne vezhgim te rrept te saj.

Si qendron e verteta:

Duke qene se kjo Qeveri dhe ky Shtet tersisht i kalbur dhe qe lufta per te mbajtur me cdo kusht pushtetin e vjedhur te popullit, ne rastin konkret ju duhej nje kurban qe ata nderkomtarisht te dilnin dhe te thonin qe ne po godasim krimin etj. etj. peralla te ketyre kriminelve politike qe e katandisen Shqiperine ne nje sketere ku gati 80% e popullates kerkon te largohet pergjithmon nga Shqiperia.

Ja u perseris se i dyshuari Gentian Malindi nuk ka lidhje me cfare akuzohet ne dyshim per ngjarjen ne fjale.Eshte cmenduri nga ana e Prokurorise qe ti vihen akuza te tilla monstruoze si “grup i strukturuar kriminal” etj. ku ky grup ka organizuar sjelljen ne Shqiperi te 137 kg kokaine nga Ekuadori ne Shqiperi.Une ju beje me dije nese policia dhe prokuroria duhet ti pergjigjen ketyre pyetjeve.

1.A ka pergjime te me parshme apo informacione ne lidhje me kete “grup te strukturuar teper te rrezikshem kriminal”?

2.A ka bashkpunim dhe ndarje detyrash ne kete te ashuquajturin grup ne lidhje me organizimin,ndarjen e detyrave dhe oren ose daten e aksionit qe do kryej ne syte e policise se shtetit dhe kamerave qe vezhgonin rreptesisht kontenierte per kokainen?

3.Sa eshte sasia e kokaines ardhur ne portin e Durreit dhe vlera e kesaj sasie qe shkon me shume se 10 milion dollar ne Pire?A kane patur mundesi financiare keta persona te kesaj organizate te strukturuar kriminale si dhe lidhjet e tyre me grupet mafioze te Ekuadorit?

4.A ka mundesi qe i dyshuari tjeter shtetasi Alket Muslymaka te mbarte 137 kg kokaine me peshen trupore te tij,mbasi akuzohen publikisht per kete sasi?

5.Kush e hapi kontenierin e cmontoj dhe e montoj si dhe ngarkoi me oriz kokaine per 25 minuta vajtje dhe ardhje deri tek makina e Gentian Malindit?A kishte vegla cmontimi dhe a e dinte sëe cmadhesi ishin bulonat e motorve ftohes se kontenierit.Ku jane te provuara apo dhe kapur ne flagrance me keto vegla qe cmontuan dhe montuan kontenierin ne pjesen frigoriferike?

6.Sa police i ruanin kontenieret 24 ore per 24?

7.A ka rregjistrime te kamerave te cilet survejonin kontenieret qe me pas njeri u hap? Ne se nuk ka,kush ja ndryshoi drejtimin kamerave me rezolucin te larte,policia,SHISH apo i ashuquajturi “Grupi i strukturuar kriminal”?Dua tju theksoj se kontenieret rueshin nga 4 police cdo turn me 5 kamera dhe dy me reze infra te kuqe ne lartesite mbi portin e Durresit.

8.A u kap ne flagrance ndonje nga “grupi teper i rrezikshem i strukturuar” ne vendin e ngjarjes tek kontenieret kur po merte oriz kokainen.Kush e hodhi orizkokainen tek Shkembi i Kavajes,Policia apo i semuri mendor Adrian Bega?

9.I dyshuari qe nuk di se per se behej fjale dhe pse eshte arestuar dhe teper kontraditor Ardian Bega “tregon” i inponuar nga policia me nje avokat kryesisht i cili i sherben Prokurorise se orizinkokainen e hodhen me nje cante por ne procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes nuk rezulton qe kjo cante te jete ne proces verbal.Kush e hodhi dhe e mori canten?Bega genjen apo jep versionin qe deshironte Prokuroria per te ashuquajturi “Grup i strukturuar kriminal”.

10.Me cfare makine u kthye ne shtepi me te tijen apo me tjeter mbasi ne dy deklarime ka dhene versione te ndryshme?

11.GBS ishte ne makinen me targa franceze qe drejtonte Gentian Malindi apo ne ndonje makine tjeter qe ne dyshojme se eshte e policise ne kombinacionet per te shpallur fitoren imagjinare te saj? Prokuroria duhet te sqaroj nese Policia e Shtetit e ka kryer kete aksion qe per ne eshte kriminal,gje qe te gjitha gjasat jane se ajo e ka kryer per tua veshur ketij “Grupi te rrezikshem te strukturuar kriminal”.

12.Nga autoritetet greke eshte lejuar dorzimi i kontrolluar i nje sasie prej 1.148 gr dhe nje sasi tjeter prej 1.120.8 gr kokain ne te dy kontenieret.Pyetja eshte a ka Proces Verbalin origjinal te tre policive,greke,DEA dhe ate shqiptare Prokuroria per bllokimin dhe zvendesimin e kokaines ne Pire te Greqise me oriz etj.Cfare shkruet aty,u bllokua e gjitha kokaina ne portine Pireut apo Policia shqiptare mashtron duke futur dy proces verbale te falsifikuara konstatimi ne dosjen hetimore sikur nga Greqia ne dy kontenieret eshte futur kjo sasi e mesiperme e kontrolluar prej 2,2688 gramve kokaine.

Ketu eshte thelbi i gjithe hetimit qe ne dyshojme per nje kombinacion kriminal  policesk per te renduar poziten e ketyre shtetasve qe na paskan krijuar nje “grup teper te rrezikshem te strukturuar kriminal”.Informacionet nga vet Policia e shtetit tregojne se nga Greqia nuk eshte futur ne dy konteniert as edhe nje gram kokaine qe erdhi ne portin e Durresit.Kemi te bejme me falsifikim,shperdorim detyre etj te kesaj Policie qe vrapoi pa filluar mire hetimet te shpalli fitoren e tyre kriminale.Proces Verbali i policive ne portin e Pireut duhet te paraqitet ne origjinalin e saj dhe qe ndodhet ne Athine.Ne se eshte e kunderta e asaj qe eshte deklaruar ne Pire menjehere prokuroria duhet te filloj arrestimet e atyre qe organizuan kete falsifikim dhe kombinacion agjenturesk.

13.A eshte kontrolluar gjendja psiqike e Ardian Beges dhe deklarimeve te tij ne interes te Prokurorise te cilat nuk perputhen me provat dhe deklarimet e te tjerve?Bega deklaronte ne masen e sigurimit para gjykates se kerkonte te lirohej mbasi mund ti zinin vendin e punes ne Portin e Durresit.Aty mori vesh se ai rezikonte 20 vjet burg dhe filloi te qante dhe uleriste mbasi ja kishin hedhur.

Zoti Kryetar.

Ne si familje dhe sidomos djali im Gentian Malindi kemi qene per me se 10 vjet ne nje sulm te pa precedent dhe anti kushtetues nga Policia e Shtetit e cila e ka turturuan psikologjikisht,e ka arestuar,gati per cdo muaj i bente kontrolle te befasishme ne anijen e tij ne toke dhe det dhe nuk jepte proces verbale konstatimi.Edhe GESTAPO e Hitlerit sic flitet ka qene teper e rrepte ne dokumentacionin e kontrolleve.Ne qershor te 2013 nje bande kriminale e Policise se Shtetit i hidhen ne kuriz Gentian Malindit dhe e arestojne mbasi tek stacioni i autobuzit tek Mali Robit  policia kishte vendosur nje fortigon te mbushur me ashash dhe kishin vene ne pranga nje shofer elbasanlli te cilin nepermjet telefonit e kishte futur ne gracke djali i tezes se tij.Aty Gentian malindi kishte qene me shoket e tij per shetitje.E akuzuan pa asnje prove sikur ishte pronari i ashashit por qe ne te vertete nuk kishte absolutisht lidhje me kete elbasanlli.

Te kater gjykatat deri ne Gjykaten e larte qe vlersuan si te pa ligjeshem arestimin “e ashuquajtur ne” flagrance demaskuan veprimet kiriminale te bandes policore te Durresit. Kjo Polici shqiptare me veprimet kriminale te saj arriti deri aty dhe ne dyshojme na dogji dy makina tek oborri i shtepise kur djali im Gentian Malindi kishte hedhur ne gjyq kriminelin dhe bashkpuntorin e ngushte te Edi Rames ish minister i brendeshem Saimir Tahirin dhe i kerkonte 5.000.000 lek te reja demshperblim per keto veprime te tij kriminale dhe bandes se tij kriminale sic dhe do te dilte me vone.Te nesermen e nje nga sencat e gjyqit qe e gjykonte gjyqtari i Gjykates se Tiranes Ibraim Hoxha u dogjen tek obori i shtepise  dy makinat tona dhe besoj se ketu ka dore krimineli Saimir Tahiri,Perlat Cullai drejtor i Policise Durres dhe Ervin Hasrama shef i policise gestapovite te Durresit dhe polici Arber Zemani qe i vrane nje te aferm ne duelet midis bandave kriminale sic reklamoi Policia e Shtetit qe cdo dite maltretonte Gentian Malindin dhe i shkonte me qenin policor per kontroll ne anijen e peshkimit duke tmeruar gjithe peshkataret.Kjo ndothte ne shtatorin e 2015.

Po kjo polici ka mbajtur per me shume se tre vjet dy djemt e mije Gentianin dhe Albanin Malindi i cili ka qene deri kohet e fundit Avokat i Shtetit nepermjet Task Foces se Durresit dhe perfundimisht pushoi ceshjen penale “per pastrim produkti” mbasi keto kerma te Policise se Shtetit nuk kishin asnje prove.Hakmarja e ketij ministri  Saimir Tahiri i drejtuar nga shefi i tij me i larte Edi Rama ariti deri aty sa me arestoi mua avokatin Ilir Malindi  ne lidhje me nje perves qe quhet Sokol Balla i cili nepermjet nje video seksuale bente veprime skandaloze me prostituta por qe mbrohesh nga kryeministri ne 2015.Ky perves thuhet se kishte fotografuar edhe vet kryeministrin Edi Rama dale lakuriq me nje femer franceze nudo ne plazhet e Frances dhe qe perben nje turp kombetar per gjithe shqiptaret me kete fare kryeministri.Po ky kryeminister i dha kohe nje muaj kriminelit Saimir Tahiri te zhdukte te gjitha provat.Kryeministri Edi Rama me ka sulmuar keqas per shkak te kritikave qe une i kam bere per veprimet e tij teper te dyshimta ne exportin e qindra milionave eurove qe une dyshoja per pastrim parash ku une i theksoja qe keto para te investohen ne Shqiperi dhe te hapen vende pune si dhe ne dy raste me ka kercenuar ne telefom apo dhe me mesazh ku njerin e kam ruajtur dhe te cilin e disponoj ne telefonin tim.

Po ju a paraqese gjuhen e ketij shtetasi qe sot eshte kryeminister:

E merkure 9 gusht 2017

Zoti kryeminister

Krijoni Ministrine per terheqjen e investimeve te huaja.Keshtu eleminoen politikanet shqiptar qe fusin hundet kudo qe kerkohet te investohet.FORUM(Maqedonia e Veriut) kishte nje ministri te tille dhe u befasova qe ata kishin nje ministri te till.Jam i mendimit se shqiptaret e ndertojne vet Shqiperine.Cna duhen politikanet?Per te rrjepur popullin?

Av.Ilir Malindi

Pergjigja e Edi Rames.

Mos e perdor kete telefon po ta perseris!

 Ne keto kushte hakmarje nga ana e Shtetit duke perdorur kombinacione dhe deklarimet e nje nje njeriu jo normal sic eshte i dyshuari qe nuk ka te beje aspak me kokainen imagjinare Ardian Bega por qe ju inponua nga ana e Prokurorise per Krime te Renda u akuzua i mbrojturi prej meje dhe djali im Gentian Malindi per te cilin u dha masa e sigurimit “arest ne burg”.

Ne keto kushte ju kerkoj ju si Gjykate e Apelit per Krime te Renda te ndryshoni kete mase me “detyrim paraqitje” deri ne perfundim te hetimeve dhe gjykimit.

 K E R K U E S I

Gentian Malindi

Durres me 8 tetor 2019

Lajmi në përditësim....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 10/10/2019 02:04

    Nji pytje kisha un per avokatin: Cfare te ka bere gjuha shqipe qe e paske masakruar? P.s Degjoj njonjte qe rreshqasin ne pasqyra!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël