Në kërkim për inceneratorët e Fierit e Elbasanit, Stela Gugallja në Austri, nisin procedurat e ekstradimit! Avokati për Report Tv: Nuk ka arrestim

Stela Gugallja, në kërkim për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit, është identifikuar në Austri. SPAK bën me dije se ka dërguar kërkesën në Austri dhe se është në proces ekstradimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë dërguar materialet dhe pritet që të vendosë gjykata austriake.

'Jemi në proces për të ekstraduar Stela Gugalljan, kemi dërguar kërkesën në Austri!'- njofton SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka thënë se në Gjykatën e Vjenës ka nisur procedurat e ekstradimit. Ndërkohë që avokati i znj. Gugallja, Klodjan Skënderi, ka thënë ekskluzivisht për Report Tv se klientja e tij është njoftuar nga Gjykata por nuk është ndaluar apo të ketë ndonjë masë sigurie për të. Sipas tij procedurar e ekstradimit vijon shqyrtimin në gjykatë'

"Ne kemi kundërshtuar ekstradimin", tha ai. 

Sipas SPAK-ut, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si pronarë të 2 kompanive, ‘Albtek Energy’ sh.p.k dhe shoqëria ‘Integrated Technology Services’ kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Kujtojmë se SPAK ka mbyllur deri tani hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit dhe ka kërkuar që çështja të shkojë për gjykim, ndërkohë që ende nuk ka një vendim nga GJKKO, e cila e mban në seancë paraprake për të dyja dosjet.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur. Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv thuhet se procedimi është regjistruar në 26 maj të vitit 2017 pas denoncimit të një personi me emrin Lefter Çollaku, i cili pas verifikimeve në regjistrin e gjendjes civile ka rezultuar anonim. Por pas hetimit një vjeçar çështja është pushuar nga Gjykata e Elbasanit, katër vjet më parë, pikërisht në 11 janar të vitit 2018. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veri: 07/02/2023 19:15

    qeveria e ndyre e rames,,nuk i intereson te ndertoje incenerator ne tirane,,,durres,,shkoder ,,e vlore ,,,por do ti gropose plehrat,,,,,ashtu sic groposni plehrat ,,ju gropofshin edhe juve....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë