Një 49 vjeçar italian i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Rinas.
Bëhet fjalë për italianin me iniciale G. L., 49 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë egzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale Mashtrimi”, tha ai.