Në kërkim për plagosje e drogë, arrestohen dy shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë, pritet të esktradohen (Emrat)

Në kërkim për plagosje e drogë, arrestohen dy shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë, pritet të esktradohen (Emrat)

Dy shqiptarë në kërkim ndërkombëtar për plagosje dhe drogë janë arrestuar sot njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe, tjetri në Belgjikë, ndërsa pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit “Surnames” u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçari Hajdar Bako i njohur dhe me ermat Hajdar Copja e Hajdar Hysa, i lindur në Elbasan. Ai rezulton i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri. 40 vjeçari së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona. 

Ndërsa në Belgjikë u arrestua në kuadër të operacionit “Area” 39 vjeçari Armando Gropa i skeduar për drogë. Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni