Policia e Durrësit ka ushtruar kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit, i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit në Sukth, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe dy krehra pistolete me 18 fishekë luftarak, ndërsa 32-vjeçari nuk është gjetur në banesë. Ndërkohë është vënë në pranga babai i tij Ramazan Dervishi.
Ndaj Fatbardh Dervishit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rendë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".