Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Suel Çela për heqjen e masës ‘arrest me burg’. Edhe pse në arrati përmes avokatëve të tij Suel Çela ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin. 

Sot kjo gjykatë vendosi të mospranojë rekursin e paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 Suel Çela u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë.

Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. 

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha  dhe Skerdi Tase dyshohej si ishte marrë si vrasës me pagesë në këtë rast.

Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t'i shpëtojë burgut.