FIER- Dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe dhitje droge janë arrestuar në Fier.
Në pranga ka rënë Adis Caka, 22 vjeç. I riu është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Po ashtu është arrestuar edhe Elton Duraj, 40 vjeç. Edhe Duraj është i dënuar me 6 vjet burgim nga Apeli (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.