DURRËS- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Në pranga kanë rënë Sokrat Dedaj, 37 vjeç, dhe Stelian Bakiu, 28 vjeç.
Të dy janë të dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me nga 2 vjet, 3 muaj dhe 25 ditë burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Më datë 03.12.2020, ata kanë qenë duke transportuar 6 shtetas të huaj sirianë, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufijve.
“Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Shijak lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit Stelian Bakiu, 28 vjeç dhe Sokrat Dedaj, 37 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka dënuar me nga 2 vjet, 3 muaj dhe 25 ditë burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". Më datë 03.12.2020, shtetasit S. B. dhe S. D. u kapën në vendin e quajtur "Vanistër", Gjirokastër, duke transportuar 6 shtetas të huaj sirianë, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufijve”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komente











Perse beni nje lajm te rreme sokrat dedaj dhe stiljan kan ber 1 vit e 7 muj burg dhe pastaj e kan nxjerr arrest shpie edhe 1 vit e 7 muje ka nejt arrest shpie deri ne momentin e djeshem qe gjykata ka vendos te shlyej denimin e mebetur dhe ka ardh plicia e ka mar te shpia per te shlyer denimin e mbetur qe i ka dhen gjykata para 4 diteve fshijeni lajmin mos i beni leto gjera
Përgjigju