Shuhet një vatër zjarri dhe ndizet një tjetër. Pasi shiu shoi të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës, në fshatin Erind në njësinë Administrative Lunxhëri në Gjirokastër kanë rënë sërish zjarr mbrëmjen e sotme. Flakët e zjarrit po intensifikohen mbi fshatin Erind drejt malit Çajup. Menjëherë forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje për të eliminuar flakët ndonese terreni është shumë i vështirë.
Lajmi kryesor: