Vijojnë qëndrimin në Shqipëri për dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara nderkohe në Nju Delhi vijon procesi gjyqësor ku ata akuzohen për mashtrime bankare dhe pastrim parash në shifrën e 1 miliard dollarëve. Sipas Politiko.al në shkurt të 2018-ës, presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin që i jep dy vëllezërve nënshtetësinë shqiptare, ndërsa autoritetet indiane kanë kërkuar së fundmi ekstradimin e tyre.
Vëllezërit Sandesara kanë regjistruar në vitin 2017-të, në Qendrën Kombëtare të Biznesit një kompani të quajtur ‘Laxmi Reale Estate & Investment’, që ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit në Shqipëri. Kompania është e regjistruar në rrugën ‘Hamdi Garunja’ në Farkë të Tiranës, ndërkohë që nuk ka informacion të saktë për godinën ku ndodhet.
Nga kërkimet rezulton se kompania ‘Laxmi Reale Estate & Investment’ është gjithashtu një prej ortakëve në resortin ‘Drymades Dream’, që po ndërtohet në Dhërmi, në jug të vendit.
‘Drymades Dream’ është një kompani e krijuar në Vlorë, në qershor të 2017-ës, nga Besnik Dervishi dhe Jorgji Ruçi, siç konfirmohet edhe nga në QKB.
Aktualisht, në këtë kompani përveç ‘Laxmi Reale Estate & Investment’ rezulton të jetë ortak biznesmeni Juljan Morina, i cili është edhe administrator i saj.
Besnik Dervishi krijoi kompaninë ‘Drymades Dream’ në vitin 2017-të dhe mori lejen për të ndërtuar resortin luksoz në Dhërmi në një hapësirë prej 4700 m2. Zoti Dervishi është aktualisht Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ai është emëruar në këtë post në vitin 2014-të, me propozim të Këshillit të Ministrave, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Përpara se të merrte këtë detyrë, Besnik Dervishi ka qenë prefekt i Vlorës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste.
Largimi i dy themeluesve
Besnik Dervishin më 27 nëntor të 2018-ës, i transferon aksionet e tij te bashkëaksioneri Jorgji Ruçi, duke u larguar nga kompania ‘Drymades Dream’.
10 ditë më pas, më 7 dhjetor të 2018-ës, edhe Ruçi vendos të largohet nga kompania, duke i shitur aksionet te biznesmeni Juljan Morina. Që nga ky moment, Morina rezultonte pronar i vetëm i kompanisë ‘Drymades Dream’, e themeluar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
Hyrja e indianëve
Një muaj pas largimit të komisionerit Dervishi, zoti Morina vendos më 28 dhjetor të 2018-ës që të shesë 50% të aksioneve te ‘Laxmi Reale Estate & Investment’, e zotëruar nga Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara.
Dy biznesmenët indianë u bënë aksioner të kompanisë ‘Drymades Dream’, 10 muaj pasi kishin marrë nënshtetësinë shqiptare dhe një vit pasi kishin themeluar kompaninë ‘Laxmi Reale Estate & Investment’.
Akuzat në Indi
Dy vëllezërit Sandesara janë drejtues të kompanisë farmaceutike ‘Sterling Biotech Ltd’ (SBL), pjesë e grupit ‘Sandesara’ me bazë në Gujarat të Indisë. Kjo kompani është përfshirë në një skandal të madh mashtrimi bankar dhe pastrimi të parave në Indi, ndërkohë që autoritetet e këtij shteti po kërkojnë ekstradimin e dy biznesmenëve.
Ata akuzohen se kanë krijuar të paktën 200 kompani fiktive për të bërë të mundur fshehjen apo pastrimin e rreth 1 miliard dollarë
Gjykata në Nju Delhi ka miratuar së fundmi kërkesën për ekstradimin e Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, e cila do t’u dorëzohet autoriteteve të Shqipërisë. Autoritetet indiane akuzojnë dy biznesmenët se me qëndrimin në Shqipëri po i shmangen procesit gjyqësor që ka nisur në vendin e tyre.
kly s eshte president ky eshte nje matrapaz qe shet e blen shqiprine si ti doje qejfi . ptyy rrace e poshter, tradhtar i kombit.
Përgjigju"Presidenti"aktoral,po aktron ne skenen e teatrit politike shqiptar me deklarata "patriotike'.Duke tentuar te fshihet pas atdhetarizmes deri ne "veteflijim", per te fshehur sherbimin me negative qe ka kryer kete kohe ndaj Shqiperise dhe shqiptarevet.Ky eshte prapa sherbi0mit te Bashes opozitarit me destruktiv dhe ndihmeses se tij me destruktivitet me banal, Zonjes se pare te Shqiperrise, M.Kryemadhja.
PërgjigjuPrap Ilir Meta me kto lloj pislliqesh. Cfar nuk ben ky derr i pa ngopur per para!!! Mezi pres ta shikoj kete qelbesire be burg.
PërgjigjuPerparà i pandalshem rop*iri