Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës në kuadër të operacionit Sundimi i Ligjit, pasi ishte shpallur në kërkim prej një viti për aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Mësohet se i arrestuari J.Xh në bashkëpunim me disa persona të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.