Në kërkim që pas tërmetit të 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit jep masën për ish-zyrtarët dhe pronarët abuzues

Në kërkim që pas tërmetit të 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit jep masën për ish-zyrtarët dhe pronarët abuzues

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë  “arrest me burg” në mungesë për nëntë personat e shpallur në kërkim pas arrestimeve pas tërmetit të 26 nëntorit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lënë në burg Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet; Artur Cela, ish-drejtori i INUV; Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit; Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”'; Arben Qato pronar i Vila Palma; Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos); Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit si dhe Skerdiliad Bello dhe Rasim Shehu.

Sapo ka dalë urdhri i ekzekutimit, uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesat ish- zyrtarëve që janë në kërkim, por nuk kanë gjetur asnjërin prej tyre. Nga burimet dyshohet se janë larguar jashtë vendit. Mbi ta rëndon akuza për “Vrasje me dashje të kryer në mënyrë indirekte” dhe 7 persona në Tiranë të akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sindi: 20/02/2020 19:29

    ARESTONI DAKON ,,KRYE-HAJVANIN E DURRESIT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën