Në kërkim të kavajsit të akuzuar për trafik droge, si u zhduk 42-vjeçari pas një telefonate të mistershme

Dashamiri është djali i tretë i familjes Xhafa. Muhamed dhe Drita janë prindër të 4 fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave.

Me të mbaruar shkollën 8-vjecare, Dashamiri, një djalë i shkathët asokohe planifikon që bashkë më shokët e tij të emigrojnë drejt Italisë, por pa i thënë askujt lidhur më planin e tyre. Ndërsa babai Muhamedi kishte nuhatur lëvizjet e të birit, por ende nuk kishte mësuar asgjë konkrete.

Ishte viti 1993 kur për Dashamirin vjen letra për ushtar, ndërsa kryen shërbimin ushtarak deri në vitin 1994, por plani për t'u larguar drejt shtetin fqinj ishte ende në fuqi. Me të mbaruar ushtrinë, Dashamiri bashkë me shokë të tij nisen me skaf nga Vlora dhe mbërrijnë në Itali.

Fillimisht ata vendosen në Fogia, aty ku Dashamiri nis punë në bujqësi. Gjatë kësaj kohe ai njihet me një shtetase italiane me emrin Rita Kocellin, dashuri e cila përfundoi në martesë, në vitin 2004. Ata vendosin të jetojnë së bashku duke celebruar marrëdhënien e tyre, përmes një ceremonie në kishë.

Një vit më pas erdhi në jetë djali i tyre Kevin. Jeta vazhdonte, Dashamari punonte dhe tashmë kishte krijuar familjen e tij. Ishte mbrëmja e 16 qershorit të vitit 2005 kur të tre ishin bashkë, Dashamirit i bie telefoni. Bashkëshortes Ritës, i thotë se ishte një miku i tij dhe se duhet të dilte, por do të kthehej për pak.

I shoqi nuk po kthehej dhe Rita merr në telefon kunatën e saj Brunilda, motra e Dashamirit jetonte në Parma. Më pas Rita njofton edhe policinë. Këta të fundit i pohojnë se Dashamiri ishte i akuzuar për trafik droge.

Kur ende nuk është mësuar asgjë për fatin e 42-vjecarit, babai i Dashamirit, Muhamedi akuzon pronarin ku punonte i biri, një shtetas italian me emrin Paulo, duke e bërë përgjegjës për përfshirjen e të birit në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin