TIRANE-Dy të rinj përkatësisht 24 dhe 16-vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri L.Sh, 26-vjeç, punëtor i një shoqërie që jep automjete me qira.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:00, në rrugën e “Durrësit”.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, në zyrat e shoqërisë për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti, fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë dhe më pas debati ka agravuar më tej ku një prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie.
 
Ky punonjës gjatë përleshjes fizike, ka arritur ti kapë armën e zjarrit pistoletë njërit prej autoreve dhe pas kësaj dy personat janë larguar me vrap.
 
Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se është arritur të identifikohen dy autorët e kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre.  Sipas bluve dy autorët e dyshuar janë: D. I., 24-vjeç, banues në Tiranë dhe S. T., 26 vjeç, banues në Tiranë.
 
Në vendngjarje u gjet arma e zjarrit me silenciator, tip “Zastava”, me 5 (pesë) copë fishek kalibër 7.65 mm.
 
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë". 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com