Shkodër - Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Arvin Fregjajn, 18 vjeç, Agron Mehmetin, 41 vjeç, babë e bir, plagosjes së një 32-vjeçari brenda poliklinikës në Shkodër.
E njëjta masë iu caktua edhe vëllait të të plagosurit, Arben Kepëca. Gjatë seancës gjyqësore, babë e bir deklaruan se konflikti kishte nisur pas një përplasjeje të çastit.
Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke argumentuar se nuk kishte kushte për lënien e tyre në paraburgim.
Katër ditë më parë 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. Pas ngjarjes i vëllai Arben Kepëca tentoi të vriste 18-vjeçarin, por fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia.
Ndërkohë babai i të riut u arrestua si bashkëpunëtor në krim.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








