‘Në kohën dhe vendin e gabuar’, atentatet kriminale ndër vite që u morën jetën të pafajshmëve

‘Në kohën dhe vendin e gabuar’, atentatet kriminale ndër vite që u morën jetën të pafajshmëve

Gledio Muka, Marsel Çela, Mimoza Paja dhe Erion Çela

Gledio Muka, 36 vjeç, dhe Marsel Çela, 47 vjeç, humbën jetën tragjikisht në atentatin në Memaliaj, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Faji i tyre i vetëm ishte se ndodheshin në kohën dhe vendin e gabuar. I riu Muka ishte po punonte për të siguruar të ardhura për familjen, kur plumba kallashnikovi iu derdhën mbi trup ndërsa po u shërbente dy klientëve, Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemit.

Dyshohet se 3 kallashnikovë janë derdhur drejt tyre, ndërsa një pjesë e plumbave kanë kapur kamarierin në fytyrë. Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij ishin ulur në një tavolinë jashtë lokalit përballë Bashkisë Memaliaj, kur autorët erdhën me një BMW të zezë dhe qëlluan me breshëri në drejtim të tyre. Atentatorët ia arritën qëllimi, objektivit të tyre ia morën jetën, por lanë pas pasoja edhe më të mëdha.

Dy jetë të pafajshme. Klienti Marsel Çela ka qenë duke konsumuar një kafe në qetësinë e asaj mbrëmje. Ai jetonte pranë atij lokali, e në kafen e zakonshme, nuk e kishte menduar kurrë se mund të gjente vdekjen. Ndryshe nga kamarieri, ai ka qenë i ulur në ambientet e brendshme të lokalit, kur plumbat depërtuan brenda duke i marrë jetën.

Por, plumbat e atentateve mafioze nuk është hera e parë që s’kursejnë jetën e te pafajshmëve, të cilët kanë zgjedhur që jetën e tyre ta ndërtojnë larg përplasjeve te grupeve kriminale, hakmarrjes e pazareve të drogës.

I tillë ishte edhe atentati i 12 marsit 2023, kur gabimisht u vra banakierja Mimoza Paja. Ajo punonte në një lokal në Don Bosko, me vete kishte marrë edhe mbesën 10-vjeçare, kur plumbat e kallashnikovit u shkrehën në drejtim të lokalit. Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili disa orë para atentatit ishte larguar në Prishtinë e prej aty në Turqi.

Gruaja mbeti e vdekur në vend, e mitura u dëmtua nga ciflat e xhamit dhe 5 të tjerë u plagosën. Padyshim që ajo mbrëmje do të mbetet gjithë jetën në memorien e vajzës vetëm 10 vjeçe, së cilës plumbat e krimit i morën jetën e gjyshes para syve.

Po gabimisht në 4 janar 2022 u vra edhe Erion Çela dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur, nga një atentat që kishte porositur Kasandër Noga. Objektiv i këtij atentati ishte Geron Hasanbelliu, me të cilin Noga ka hasmëri prej vitesh.

Kasandër Noga kishte paguar Kevin Suçin që të vriste armikun e tij prej vitesh, por 24-vjeçari bashkë me dy persona të tjerë ngatërruan objektivin. Edhe ky atentat mafioz ndodhi në një lokal në Don Bosko, ndërsa plumbat e kallashit i morën jetën gabimisht 35-vjeçari Erion Çela./Shqiptarja.com

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Frikë për acarimin e gjendjes pas sulmit izraelit në Jemen

Frikë për acarimin e gjendjes pas sulmit izraelit në Jemen