Të pafajshmit viktima të krimit! Nga banakierja e Don Boskos te kamarieri i Memaliajt dhe kalimtarja në Shkodër! Atentatet kriminale që tronditën vendin

Të pafajshmit viktima të krimit! Nga banakierja e Don Boskos te kamarieri i Memaliajt dhe kalimtarja në Shkodër! Atentatet kriminale që tronditën vendin

Gledio Muka, Marsel Çela, Mimoza Paja, Enea Thomaraj, Flutura Basha

Ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë 2 viteve të fundit kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Rasti më i fundit ishte ai ditën e djeshme (30 tetor 2024) në Dobraç të Shkodrës ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj automjetit ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën.

Një ngjarje e tillë la pas dhe një viktimë të pafajshme, kalimtare të rastit.

Flutura Basha humbi jetën teksa së bashku me bashkëshortin e saj po ktheheshin në shtëpi me motor. Ata janë përplasur nga makina ku ndodheshin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë në vend ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha po lufton për jetën në spital.

Po ky nuk është rasti i vetëm ku krimi prek të pafajshmit.

Vrasja e kamarierit Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela

Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik ishte ajo e ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2024 në një lokal në Memaliaj, ku mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela.

Siç u mësua më pas, shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, por krahas tij plumbat nuk falën as Gledio Mukën që punonte për bukën e gojës dhe as klientin e lokalit i cili kishte zgjedhur që atë mbrëmje të ngrohtë korriku ta kalonte jashtë shtëpisë, deri në orët e vona.

Vrasja e banakieres Mimoza Pajës në Don Bosko

E ndodhur në vendin dhe kohën e gabuar, ishte edhe banakierja Mimoza Paja në një lokal në Don Bosko.

Atentati i Don Boskos, në Tiranë, ka ndodhur më 12 marsin të vitit 2023 ku një grua u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje dhe 58-vjeçarja Mimoza Paja ishte në vendin e saj të punës kur iu mor jeta pabesisht. Nga kjo ngjarje nuk u kursye as mbesa e saj e mitur e cila mori lëndime nga thyerja e xhamave. Ndërsa 5 persona të tjerë morën plagë në pjesë të ndryshme të trupit nga plumbat, por fatmirësisht nuk rezultuan në fatalitet.

Atë pasdite të 12 marsit u qëllua me breshëri plumbash lokali i Fatjon Muratit, person i shumëkërkuar nga autoritetet. Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë. Fatjon Murati dyshohet i përfshirë në masakrën e Fushë Krujës u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Haxhia dhe Diklen Vata. Gjithashtu, Fatjon Murati ka qenë i dënuar për armëmbajtje dhe posedim të municioneve pa leje. Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar Fatjon Muratit një pasuri me vlerë 5 mln euro.

Vrasja e Enea Thomaraj në Elbasan

29-vjeçari Enea Thomaraj  u plagos rëndë nga tritoli që u vendos në banesën e dy motrave Nikolli, më 14 korrik pasi Giovana Nikolli iu drejtua me një video Nuredin Dumanit. Banesa e Themollarit ishte ngjitur me banesën e motrave Nikolli në pallatin ku jetonin.

Pas gati muaj në koma, më 4 tetor ai ndërroi jetë nga plagët e marra. 29-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me motrat Nikolli apo me botën e krimit. Ishte një njeri që punonte për të mbajtur familjen e tij dhe humbi jetën pas tritolit që u shpërthye ngjitur me derën e banesës.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?