TIRANË - Televizoni “A1Report!” ka zbardhur disa vendime që rrëzojnë qëndrimin e Kryetares së Shoqatës së të Larguarve nga Administrata, Nertila Qafzezi.
Në shkresa, Qafzezi rezulton se ka 5 paralajmërime për largim nga puna, në pjesën më të madhe gjatë qeverisjes së PD-së.
E ndërsa greva e urisë së shoqatës së të larguarve nga puna vazhdon prej ditësh, televizioni “A1Report!” ka arritur që të zbulojë disa vendime, që tregojnë se kryetarja e shoqatës Nertila Qafzezi, ka patur plot 5 paralajmërime për largim nga puna, 3 gjatë periudhës kur vendin e drejtonte koalicioni i djathtë dhe 2 pas zgjedhjeve që fitoi e majta.
Dokumentet tregojnë se Qafzezi është punësuar gjatë vitit 2009 dhe më konkretisht, në muajin qershor. Por edhe pse me një eksperiencë të shkurtër, ajo ka marrë menjëherë disa masa disiplinore dhe paralajmërime për përjashtim nga puna nga drejtorët demokratë.
Shkresa e parë i erdhi vetëm pak muaj pas punësimit dhe ka datën 12 tetor 2009, ku Qafzezit, me urdhër të drejtorit Thoma Miço, i jepet masa “Vërejtje me paralajmërim” me motivacionin e mosrealizimit të detyrave të ngarkuara.
Masa e dytë mban datën 12 mars 2012, ku drejtori Arjan Kokona kërkon që ndaj Nertila Qafzezit, specialiste në sektorin e punësimit, të vendoset masa “Vërejtje” me motivacionin për sjellje të parregullt gjatë kohës së punës, me eprorët, kolegët, vartësit dhe publikun.
Por nuk mbarojnë me kaq masat disiplinore; një tjetër ka ardhur në 14 nëntor 2013, me firmë të drejtorit Fatjon Dhuli.
Motivacioni është pothuajse i njëjtë edhe me ato të tjerat, “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” pasi Qafzezi është konstatuar se ka shkelur për të disatën here, etikën e punës.
Të gjitha këto shkelje janë të protokolluara dhe tregojnë se sjellja e zonjës Qafzezi me institucionin ku ka punuar ka qenë jokorrekte dhe shpeshherë, në shkelje të normave të etikës.
PARALAJMERIMET:
Paralajmërimi në 2012: Vërejtje për sjellje të parregullt në punë
Paralajmërimi në 2012: Vërejtje për sjellje të parregullt me eprorët
Paralajmërimi i 2012, me firmë të drejtorit Arjan Kokona
Paralajmërimi në 07.10.2013: Vërejtje për shkelje të etikës
Paraljamërimi në 14.11.2013: Vërejtje për shkelje të etikës
/Shqiptarja.com