PRISHTINË- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka publikuar gjetjet e shumta sa i përket raportit punëdhënës-punëmarrës.
Sipas KosovaPress, SPEVZ tregon se ka shumë parregullsi në raportin punëdhënës-punëmarrës.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka raportuar para organeve të saj për punën që është bërë nga 1 shtatori i këtij viti e deri më sot.
Punëtorë që paguhen me vetëm 120 euro në muaj, punëtorë që nuk kanë marrë rrogën prej shtatë muajsh, por edhe punëtorë që nuk lejohen të formojnë sindikatat e tyre, janë këto çështje që ka shpjeguar kryetari i SPEVZ-it.
Përmes një njoftimi për media, SPEVZ bënë me dije se kjo sindikatë nga e hëna do të fillojë me organizimin e protestave dhe grevave, nëpër kompani të ndryshme.
"Të hënën kjo sindikatë në bashkëpunim me shoqatën e punëtorëve teknik të "Omi Impex" në Qendrën Studentore do protestojnë gjatë orarit të punës në shenjë proteste pas mosngritjes së pagës, dhe kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin direkt të qendrës studentore", thuhet në një njoftim për media të SPEVZ.
Parregullsi, sipas SPEVZ-it janë gjetur edhe në FSK në Kazermën "Adem Jashari" , ku shërbimet teknike i kryen kompania "MSS". Kjo kompani, SPEVZ thotë se pesëmbëdhjetë punëtorët e saj i paguan me vetëm 120 euro pagë neto, e cila është në kundërshtim të plotë me ligjin e punës dhe Marrëveshjen Kolektive.
"Ka punëtorë të kësaj kompanie që udhëtojnë edhe nga 30 km për të ardhur në punë, këta punëtorë nuk gëzojnë të drejtën e ushqimit, transportit e as të pushimit vjetor konform ligjit", thuhet në njoftimin e tyre.
SPEVZ, thotë se në Kosovë, ka kompani që i frikësojnë punëtorët të bëjnë organizimin sindikal, pasi nuk do që ky mekanizëm t'i zbuloj parregullsitë që bëhen në këto kompani.
Për të pasur një zbatim të marrëveshjes kolektive, SPEVZ beson se do të arrijë që përmes protestave të ndryshojë këtë gjendje, dhe nga 1 janari 2015, të fillojë zbatimi i plotë i marrëveshjes kolektive./ATSH/
/Shqiptarja.com