Komisioni i Ligjeve dëgjoi këtë të hënë 5 kandidatët të cilët synojnë të jenë në krye të Inspektorit të Lartë të Kontrollit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, duke çuar vetëm 2 emra për votim në seancën e së mërkurës.

Mes Evis Ficos, Dhimitrula Spiros, Evgjeni Bashari, Helena Papa, Lefterie Luzi dhe Sali Fehu, Komisioni i Ligjeve kualifikoi Evgjeni Basharin dhe Helena Papën, njëra prej të cilave do të jetë në krye të ILDKP-së për 7 vitet e ardhshme.

Eridjan Salianji, funksionar i Partisë Socialiste është tërhequr nga gara. Kjo e konfirmuar dhe nga kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja që në nisje të raportimit të kandidatëve.

Një tjetër pretendent për këtë post, Sali Shehu nuk mund të konkurojë për shkak të paraqitjes më vonesë të dokumentacionit.

Shkëlqim Ganaj është drejtues aktual i ILDKP, mandati të cilit tashmë përfundon.

Report tv mëson se të mërkurën do të ketë seancë plenare pas vendimit të Kuvendit për të shtyrë punimet deri në ditët e fundit të vitit dhe në këtë seancë do të votohet dhe kreu i ri i institucionit që duhet të realizojë transparencë maksimale për të gjitha proceset e hetimit administrativ të interesave private të zyrtarëve.

1608552527_page.jpg

Evgjeni Bashari dhe Helena Papa