Në krye të ‘Operas’, ekonomist?! Ministrja: Në botë ka dhe kardiologë! Ja kush e merr në dorëzim kapitalin e teatrit pas rikonstruksionit

E zgjedhur si ministre e Kulturës, më shumë se tre vite më parë Elva Margariti, premtoi, veçanërisht para komunitetit artistik të pakënaqur në menaxhimin e disa prej drejtuesve kulturorë, një frymë të re. Në këtë periudhë, kur drejtorët e kulturës kanë tejkaluar një mandat, apo kanë përmbushur dy të tillë, në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e Ansamblit Popullor, Margariti shpjegon nëse e ka ende rifreskimin menaxherial, si prioritet.

“Mendoj që gjithmonë e më shumë Ministria e Kulturës e ka shprehur se ka ardhur me motivimin për një frymë të re. ..Pa vendosur emra të përveçëm, por fryma vendoset përmes njerëzve. Kështu që patjetër që synojmë që kjo frymë, të përcillet nga koka e deri në fund, në çdo element të çdo institucioni. Në teatrin e ‘Operës’ kemi punuar për një infrastrukturë dhe vazhdoj të them që ka nevojë për të shtuar dhe për të vazhduar me komponentët e tjerë”

Në një kohë, që drejtorja aktuale Zana Çela, në prag të vitit të dytë postmandator ka konfirmuar kandidaturën e saj, Margariti shpjegon punën që po bën Ministria sa i përket vijueshmërisë funksionale të “Operas”.

“Jemi në fazat finale të rishikimit të pjesës së statutit, të rregullores, të bordit , i cili do  të jetë një bord honorifik, ashtu si në të gjithë vendet e botës, ku përmban personalitete të ndryshëm. Po punojmë me të gjithë  kuadrin ligjor, dhe për këtë po punojmë si ministri ashtu edhe me partnerë të ndryshëm”, shprehet Margariti

Me konkursin ende të hapur, Margariti thotë se nuk mund të flasë për kandidaturat e deritanishme. Dhe shpjegon më tej kriteret preferencialë për kandidatët me master shkencor në menaxhim arti apo në shkenca ekonomike.

“Ky është një propozim. E dimë që në shumë aspekte në institucionet e artit mendohet që të ketë një drejtues artistik, por institucionet e artit kanë edhe një bord artistik Në vendet e ndryshme të botës kemi juristë, bankierë, kardiologë, gazetarë....”, shton më tej ministrja e Kulturës.

Ministrja heq dyshimet, nëse një kandidati që përmbush kriteret preferenciale do t’i jepej prioritet karshi një artisti.

“Jo! Nuk do të kishte prioritet, patjetër ka shumë elementë në gjykim dhe nuk do të doja të përcillej fryma e një prioritizimi përmes një profili apo një tjetri.  Patjetër që është një larmishmëri e elementëve, ajo që çon në përzgjedhjen finale,  dhe mund të ishin listuar në 10 preferenca apo sugjerime”, thotë me tej.

Sa i përket, deklaratës së Çelës, se ende nuk ka marrë në dorëzim “Operan”, pra kapitalin e këtij institucioni pas rikonstruksionit dhe blerjes së pajisjeve teknike, Margariti shpjegon nëse ky proces do të përmbyllet me drejtorin e ri që do të përzgjidhet.

“Kjo pyetje nuk gjen një përgjigje kohore se ky është një proces pune dhe nuk janë dy elementë që lidhen me njëra tjetrën. Është një proces si gjithë proceset e tjera administrative, që në momentin që të do jetë i përmbushur në të gjithë dokumentacionin përkatës do të gjej fundin e tij”, sqaron ministrja.

Margariti kishte zgjedhur pikërisht ambientet e “Operas” për të shpallur çeljen e Javëve Ndërkombëtare Kulturore, që nisin me Francën në 25 prill.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja