Në çdo lagje të qytetit gjen kudo kabuj elektrik të zhveshur, kabina dhe bokse të matësve elektrik të amorizuar, por që në të vërtete përbëjnë rrezikshmëri të lartë për jetën e qytetarëve.
Rreth dy milionë euro çdo muaj siguron OSHEE-ja nga banorët e Kukësit, të cilët tashmë i paguajnë faturat e energjisë elektrike.
Banorët, thonë se Kukësi është një zonë ku është investuar më pak përsa i përket sektorit të energjisë elektrike.
Nga zona veriore e vendit shteti merr fitime edhe nga shitja e energjisë elektrike përmes hidrocentraleve private të ndërtuar në Grykën e Vanave.
Rrethi i Kukësit, furnizohet nga Fierza përmes një linje të Tensionit të Lartë.
Por sa herë fryen një erë e lehtë pëson defekte megjithë remontet e shumta të bëra viteve të fundit.Më e mjerueshme infrastruktura energjitike parqitet tek linjat e Tensionit të Mesëm dhe të Ulët në zonat e thella malore të cilët çdo dimër mbesin me javë të tëra pa energji elektrike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)