“Në Laç s’të falin kollaj”, Artan Hoxha jep alarmin për Jul Shotën: I rrezikohet jeta! Rasti më i rëndë se i Klodianës

Tirane- Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm ku u kërcënua me pistoletë në fytyrë korrespondenti i Report Tv Julian Shota, për gazetarin e njohur investgativ Artan Hoxha është më e rëndë se ngjarja e ndodhur pak ditë më parë me gazetaren Klodiana Lala.

Hoxha thotë se ngjarja me Jul Shotën është nga ato raste kur piskama duhet lëshuar në kup të qiellit, pasi sulmuesi i tij jo vetëm ka emër e mbiemër, por se ai jeton në një qytet si Fushë-Kruja e Laçi, ku nuk të falin kollaj. 

Gazetari shpreh indinjatën e tij edhe për faktin se askush nga politikanët, as kryeministri, as Presidenti por edhe as kreu i opozitës nuk denjuan të reagojnë për rastin e Julianit.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

Kur ta vendosin pistoleten ne koke..

Fryma e krijuar në vend, e sulmeve, e kërcënimeve kundër reporterëve të terrenit nën sponsorizimin direkt të klasës politike sot ka dhënë një mesazh edhe më të rëndë.

Korrespondenti i Report TV dhe News24 që mbulon një nga zonat me problematike në vend, Fushë Krujë-Krujë-Lac-Mirditë, është kërcënuar haptazi, ditën për diell, në mes të qytetit, mes dhjetëra dëshmitarëve, për të vetmin motiv se po bënte një kronikë për një shpërthim eksplozivi ndaj një biznesi privat. Kërcënimi ka qenë i qartë si drita e diellit, gazetarit i është kërkuar të mos raportojë, në të kundërt ai, familja e tij janë të identifikuara dhe do të kenë pasoja. Sikur të mos mjaftonte kjo, kërcënuesi ka mbushur pistoletën (nuk e dimë ende me leje apo pa leje, por meqë jemi në Lac, aty zakonisht vendasve u ndodhet në brez ndonjë kobure) dhe ia ka drejtuar në fytyrë gazetarit. Sikur të mos kishin ndërhyrë persona të afërt të kërcënuesit dhe tía bllokonin dorën që mbante armën nuk dihej çfarë do të kishte ndodhur dhe mbase sot do të kishim dëshmorin e parë të medias të vrarë në krye të detyrës (larg qofte). 
Kërcënimi këtë radhë është shumë më i fortë se ndaj Klodiana Lalës. Kërcënuesi këtë radhë nuk është kujdesur fare që të fshehë fytyrën e tij në terrin e natës apo të qëllonte tinëz mbi muret e shtëpisë së gazetarit. Kërcënimi me jetën e gazetarit është bërë me tytën e pistoletës, në fundin e së cilës qëndronte gati një fishek që do t’i mjaftonte vetëm një rrudhje gishti për t’ia derdhur trutë në tokë reporterit. Këtë radhë kërcënimi me pistoletë të mbushur drejtuar mbi fytyrën e gazetarit ka emër, ka fytyrë, ka dëshmitarë, vetëm shefi i policisë për fat të keq ka shkuar me leje.
Kjo është të lëshosh piskamën deri në kup të qiellit!!! Kjo dëshmon qartë se fryma e krijuar ndaj detyrës së reporterëve të terrenit për të informuar publikun është jashtëzakonisht e rëndë dhe tepër e rrezikshme për jetën e tyre...
Çudia këtë radhë qëndron në faktin se reporterin që banon në qytetin e njohur si "kryeqyteti tritolit" në Europë, Fushë-Krujë, nuk ka dalë ende askush ta mbrojë, veç medias ku punon. Madje, media e korrespondentit tjetër që ka qënë në vendngjarje nuk ka dhënë ende asgjë mbi kërcënimin. Nuk e di motivin por mesa e di unë, korrespondentët e News24 dhe Report TV në këtë zonë janë babë e bir. Me sa duket fakti që këtë radhë të kërcënuarit nuk banojnë në Tiranë, nuk punojnë në redaksitë qendrore të televizioneve në kryeqytet, nuk u kanë bërë ndonjë shërbim të veçantë pushtetit apo opozitës. Ende kryeministri nuk e ka dënuar aktin dhe "kërcënuar" krimin. Ende shefi i opozitës dhe qytetari digital nuk e kanë dënuar aktin kriminal dhe "kërcënuar" kryeministrin, se po iu prek një qime floku Julian Shotës nuk do të gjejë vrimë ku të futet. Mbase ngaqë mendojnë se këtë radhe nuk mund të fitojnë aq kapital politik sa në rastin e Klodianës. Ende presidenti Meta nuk i ka bërë telefon Julianit, mbase nuk i ka gjetur akoma numrin e telefonit. As shefja e LSI, Kryemadhi, as vetë Tit Vasili nuk janë shprehur akoma të indinjuar për këtë kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe nuk e kane denoncuar lidhjen kriminale të qeverisë Rama me mafian. Akoma nuk po shoh në rrjetet sociale mesazhe solidarizuese nga kolegët me korrespondentin Julian Shota!!!! As zyra e OSBE, zyra e BE, ambasada e SHBA-së nuk kanë bërë ende një deklaratë në mbrojtje të Julianit...
Për të gjitha këto që përmenda më sipër dhe shumë të tjera që nuk me tepron koha tani ti rendis, ngjarja e sotme është akoma dhe më e rëndë se ajo e Klodianës, dhe jeta e Jualian Shotës dhe familjes së tij është edhe më shumë e rrezikuar. Mos harroni në Laç nuk ta falin kollaj dhe nuk ta harrojnë kurrë. Ca me keq, banesa e Julianit është në Fushë Krujë, ku një kallëp tritoli e gjen më kollaj se një kanoce birre. Prandaj gjej rastin ti shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time Julian Shotes korrespondentit të Report TV dhe korrespondentit tjetër të News24. Prandaj sot duhet të jemi me Julian Shotën dhe në krah të tij, sepse atë nuk po e mbron as politika dhe as diplomatët edhe pse ai është kërcënuar qartazi në krye të detyrës (pa patur nevojë të hamendësojmë mbi motivin)....
Dhe në fund dy fjalë për kërcënuesin. As nuk e njoh, as dua ta njoh dhe as më intereson kush është. Ai thjesht ka bërë çfare ka parë dhe çfarë ka dëgjuar për gazetarët këto kohë. Fajtori i vërtetë me kobure drejtuar mbi fytyrën e reportereve nuk është ai, është elita jonë politike, nga i pari deri tek i fundit. Janë ata që na sulmojnë nga mëngjesi në mesnatë, live nga ekrani pa u hyrë gjëmba në këmbë. Janë ata që bëjnë sikur na dalin në krah kur u duhet për kapital politik, por që heshtin si shurdh-memecë për raste si ky i sotmi. 
Julian Shota, qendro i fortë, ti nuk je vetëm....

Gazetari i Report Tv, Julian Shota u kërcënua me jetë në krye të detyrës. Gjithçka ndodhi pas shpërthimit të një tritoli në ambientet e një lokali në lagjen nr.4 në Laç. Shota, sëbashku me ekipin e xhirimit të Report Tv, mbërriti në vendin e ngjarjes për raportimin e asaj që kishte ndodhur. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të hëne. Tritoli ishte vendosur tek hyrja e lokalit në pronësi të Llesh Burakut, 53 vjeç, banues në Laç. Duke tentuar të pengojë punën e gazetarëve, fillimisht 53-vjeçari ka filmuar me telefon automjetin e gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar se nëse transmeton ngjarjen në televizion do ketë punë me të. Sipas Burakut, as policia nuk do ta bënte publike ngjarjen. 

Korrespondenti Julian Shota duke treguar kërcënimin për Report Tv

Si të mos mjaftonte kjo, Llesh Buraku ka nxjerrë edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ia ka drejtuar gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar me jetë. Në atë moment, siç rrëfen edhe vetë gazetari Shota, kanë ndërhyrë disa të afërm të 53-vjeçarit, duke i bllokuar krahun për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Nën kërcënimin e armës, Buraku ka kërkuar që t'i dorëzojnë edhe telefonat, por gazetari Shota dhe kolegët e tij klanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Shefi i policisë-gazetarit: Jam me leje, të fala!
Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë efektiv policie, ndërsa shefi i komisariatit të Laçit, Erdit Rreçeku, i kontaktuar nga gazetarët për ngjarjen e rëndë, është përgjigjur se ndodhet me pushime. "Jam me leje. Të fala", ka qenë përgjigjia e kreut të policisë së Kurbinit. Buraku është shoqëruar nga policia pasi ngjarja u transmetua në media, ndërsa edhe Prokuroria ka nisur hetimet. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marjeta: 04/09/2018 09:24

    Duhet te futet Dora e zeze ti pastroj.

    Përgjigju
  • Miri: 03/09/2018 16:34

    Personazh i njohur Per policine por nuk u tha nga medja ky Lesh Burracaku Me leje e ka pasur armen kush ja dha leje pas gjobitjes me 1500000 leke te VJETRA

    Përgjigju
  • Flora: 03/09/2018 15:05

    Po mire mo zoti Hoxha a e di ti sa njerez jane te ngujuar nga gjakmarrja, dhe atyre i rrezikohet jeta dhe ata kane familje, pse ti deri tani nuk ke bertitur forte me zerin e nje gazetari, ti je gazetar i respektuar, dhe te ulurish per fatin e tyre. Keta jane gazetare dhe ju bertisni forte per kercenimet e tyre po keta fakirat e gjakmarrjes kush i mbrin????

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 03/09/2018 14:41

    eshte e jashtezakoneshme.karshillek i hapur i krimit. refuzim i hapur per te bere detyren nga ai policise. dje pasticeria beri mbledhje Xhafa. sot i pergjigjet krimi dhe shefi qe bashkepunon me krimit. turpi i policise.

    Përgjigju
  • Jani: 03/09/2018 14:37

    Po shefii polocise nuk ka vartes? Po e epror?? Policia eshte kot nr Albani Por vila dhe hotele kane ne bregdet Mjere populli

    Përgjigju
  • Qytetari: 03/09/2018 14:33

    Buraku dhe te gjithe burracaket e krimit,jane nenmbrojtjen e lejfeneve politik shqiptar te majt e te djatht.Politika shqiptare eshte e inkriminuar.Kriminelet kercenojn dhe vrasin qytetar e gazetar.Ka shum prej ture qe ushtrojn prifesjonin Vrasje me pagese.Shqiperija duhet clirohet nga krimi dhe kriminelet.Faktori politiko-juridik nderkombetar duhet te nderhyj per ta shpetuar kete vend nga kthetrat e krimit organizuar.Nderhyrja duhet bere tashti se me pase dot jet vone.Politika shqiptare orgjensisht duhet skanuar.Kete spastrim mund ta beje vetem SH.B.A dhe Bashkimi Eiropjan.Popullit votusit shqiptare duhet afruar nje alternative e repolitike brenda vendit ose ne dijaspor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)