I vendosin tritol në lokal, 'i forti' i Laçit i drejton armën gazetarit të Report Tv: Mos filmo!

I vendosin tritol në lokal, 'i forti' i Laçit i drejton armën gazetarit të Report Tv: Mos filmo!

Julian Shota, gazetari i Report TV që u kërcënua në Laç

KURBIN - Gazetari i Report Tv, Julian Shota, kërcënohet me jetë në krye të detyrës. Gjithçka ndodhi pas shpërthimit të një tritoli në ambientet e një lokali në lagjen nr.4 në Laç. Shota, sëbashku me ekipin e xhirimit të Report Tv, mbërriti në vendin e ngjarjes për raportimin e asaj që kishte ndodhur. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të hëne. Tritoli ishte vendosur tek hyrja e lokalit në pronësi të Llesh Burakut, 53 vjeç, banues në Laç. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Duke tentuar të pengojë punën e gazetarëve, fillimisht 53-vjeçari ka filmuar me telefon automjetin e gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar se nëse transmeton ngjarjen në televizion do ketë punë me të. Sipas Burakut, as policia nuk do ta bënte publike ngjarjen. 

Si të mos mjaftonte kjo, Llesh Buraku ka nxjerrë edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ia ka drejtuar gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar me jetë. Në atë moment, siç rrëfen edhe vetë gazetari Shota, kanë ndërhyrë disa të afërm të 53-vjeçarit, duke i bllokuar krahun për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Nën kërcënimin e armës, Buraku ka kërkuar që t'i dorëzojnë edhe telefonat, por gazetari Shota dhe kolegët e tij kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë. 

Julian Shota shoqërohej edhe nga babai i tij, Preng Shota, i cili punon si korrespondent për një tjetër televizion informativ, por nga këta të fundit ka munguar solidarizimi me ngjarjen e rëndë ku dy gazetarë, mes tyre edhe reporteri i tyre, rrezikuan jetën në përpjekje për të pasqyruar lajmin. 

Buraku është shoqëruar nga policia pasi ngjarja u transmetua në media, ndërsa edhe Prokuroria ka nisur hetimet. 

Llesh Buraku personazh i njohur për policinë
Llesh Buraku është një personazh i njohur për policinë. Tre vite më parë ai u arrestua pasi dhunoi një inspektor të Inspektoratit të Shëndetit Publik, gjatë inspektimit në lokalin e tij. Për dhunën e ushtruar nga një punonjësi të shtetit që po ushtronte detyrën, Buraku u "dënua" nga Gjykata vetëm me një gjobë prej 150 000 lekë të reja.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në të cilën ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura.  

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Kurbin 

Më datë 03.09.2018, rreth orës 02:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit " Bar-Kafe" në pronesi të shtetasit Ll.B. vjeç 53, ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. 

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale " Shkatërrim prone me eksploziv" parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Kërcënoi me jetë gazetarin e Report Tv, shoqërohet në polici Llesh Buraku, Prokuroria nis hetimet

Policia ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat 53-vjeçarin Llesh Buraku, i cili kërcënoi me jetë gazetarin e Report Tv, Julian Shota. Pas shoqërimit të tij, Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.

Shota po raportonte shpërthimin e tritolit në lokalin në pronësi të Burakut.

Ky i fundit kërkoi që gazetarët të mos pasqyronin ngjarjen, ndërsa i drejtoi armën e zjarrit pistoletë gazetarit Shota. 

Ora 11:04
'Mbushi pistoletën dhe tentoi të më qëllojë', gazetari i Report Tv, Julian Shota rrëfen si u kërcënua me jetë në Laç

Gazetari i Report Tv, Julian Shota, ka rrëfyer momentin kur u kërcënua me jetë nga Llesh Buraku, 53-vjeç nga Laçi. Pronari i lokalit të cilit i ishte vendosur tritol orët e para të mëngjesit të sotëm, tentoi të mbante të fshehtë ngjarjen, duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të mos e pasqyronin atë, pasi një gjë të tillë, sipas tij, do ta bënte edhe policia.

Shota tregon momentin e përballjes me Burakun i cili ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë, e ka mbushur dhe ia ka drejtuar gazetarit të Report Tv, duke tentuar ta qëllojë. Ngjarja e cila mund të kishte një bilanc tragjik, është parandaluar falë ndërhyrjes së disa personave të tjerë, të cilët i kanë bllokuar armën 53-vjeçarit. 

Në mëngjesin e sotëm u njoftova për shpërtyhimin e një eksplozivi në një lokal në qytetin e Laçit, në lokalin e shtetatis Llesh Buraku. Shkova dhe iu prezantova si gazetari i Report Tv, ndërsa ai u përgjigj me tone kërcënuese se kjo ngjarje nuk do dalë në media. I kam thënë se jam i detyruar ta reportoj, sepse edhe nëse nuk e bëj unë, do jetë policia që do ta raportojë. Jo, tha, nuk do e raportojë as policia dhe as ju. Mu drejtua se nëse kjo ngjarje del në media, do kemi punë personalisht bashkë.

Kam qenë unë dhe gazetari i News 24 në vendin e ngjarjes. Në atë moment nxori telefonin dhe filloi t'i bënte foto makinës dhe targave të automjetit. Mu drejtua se kush je dhe nga vjen. I jam përgjigjur se jam Julian Shota. Më pyeti je nga Fushë Kruja? I jam përgjigjur me po. Më pas më tha se do vij të të gjej. Në momentin kur tentova të largohem, zotëria tentoi të më marrë telefonin. Unë nuk ia dhash. Ai nxori nga brezi një pistoletë, e mbushi dhe tentoi të më qëllonte. Në atë moment ndërhyn disa të afërm të tij, duke i bllokuar dorën.

Julian Shota, gazetar i Report Tv

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 03/09/2018 19:56

    Ju drejtohem juve te report tv pse nuk i postoni komentet e mia kur dihet që asnjëherë nuk kam fyer apo ofenduar njeri e as kam përdorur fjalë të pista ose të ndaluara. Dhe aty ka karrupsion jo se e përjashtoi mundësinë por unë kam lexuar komente të postuara nga ju me një gjuhë rrugaçërie të karakterit alla shqiptarçe dhe nuk shoh ndonjë ndryshim ndërmjet gazetarit dhe rrugaçit por megjithatë shqiptarë janë them unë s'kanë më shumë logjik.

    Përgjigju
  • Latifi: 03/09/2018 16:22

    BRAVO FAIK KETE DO THOSHA DHE UNE. Qeveria e KRIMIT DUHET TE RREZOHET SA ME PARE SDO DITE QE KALON E NGARKON POPULLIN ME NDJENJEN E PANIKUT PER TE ARDHMEN

    Përgjigju
  • Popull: 03/09/2018 15:18

    Do te sygjeroj me nje minimum kohe ne burg jo me pak se 15 vite plus edhe mbas daljes ti instalohet ne KEMBE GPS kurse komisarit ti behet VETINGU dhe te punojne si pastries burgu kjo do ishte e mire per te Kurse Xhafa urgjentisht duhet te jape konference shtypi reth ngjarje ne rast te kundert I perket Grupimit kriminal

    Përgjigju
  • Fredi: 03/09/2018 13:13

    Vetem dy portale e kane pasqyruar kete skandal, ose me mire shq.com dhe nje tjeter. Portalet e atij kolegut nuk kane guxuar ta nxjerrin lajmin. Iku u harrua ngjarja e gazetares Lala, edhe kjo do harrohet me deshire nga viktima dmth gazetari. Terrori ka marre permasa te frikshme, po godet dhe te drejten per informim dhe lirine e shprehjes. Kjo eshte diktature bandash qe Rama nuk mohon dot duke u fshehur pas batutave. Nese nuk je i zoti te besh shtet ose te genjen mendja se do qeverisesh me bandat me mire largohu se do kesh nje fund si i Causheskut. Ata qe nuk beri dot Saliu per 27 vite, Rama e realizoi 120%, ka tejlaluar dhe planin e Sali - Mehdi - Meta - Kryemadhi.

    Përgjigju
  • Tobi: 03/09/2018 12:16

    Epike pergjigjja e shefit te policise. E kuptoj qe kane qene oret e para te mengjesit, por ky lloj SMS te ben te ndihesh i pasigurt dhe se sigurine e ke sipas orarit te punes dhe lejeve te autoriteteve policore. Mungese profesionalizmi, per te mos thene zgjuarsie, nga shefi. Eshte mendesia ne radhet e policise ne disa qytete qe eshte gabim, qe reflektohet nga lart poshte. Problemi eshte se ja e hoqen, por nuk ke garanci qe ai qe vjen pas tij do te jete me i perkushtuar.

    Përgjigju
  • Vali: 03/09/2018 11:10

    Vetem shtet ska ketu

    Përgjigju
  • Faik: 03/09/2018 10:27

    Po perse more zoti gazetar rrezikon jeten duke raportuar te tilla ngjarje qe i ulin imazhin punes se qeverise per te grumbulluar sa me shume kriminele rreth vetes? Lleshi rri me kobure ne brez se shefi eshte me leje prandaj, mos e keqkupto. E gjithe policua e Lezhes vetem ate ka shef dhe polic, te tjere nuk ka. Shefi eshte treguar dhe me kulture, te ka thene te fala Leshit ashtu Lleshit. Krimi ka dale nga kontrolli, veshtire se mblidhet prape rripi me kedo qeveri qe te vije. Rama, Tahiri, Balla, Xhafa, Kodheli, Klosi ja kane borxh kete situate terrori shqiptareve. Forca e ligjit eshte kthyer ne Forca e te ligut, Forca e pandeshkueshmerise. Gazetaret nuk duhet te rrezikojne jeten ata duhet te atashohen prane bandave njelloj si politikanet. Ky vend eshte ne prag te katastrofes.

    Përgjigju
  • shefi: 03/09/2018 10:22

    shtet i mbaruar

    Përgjigju
  • Hasani: 03/09/2018 10:07

    Kjo tregon se qeverise i ka ikur drejtimi i vendit Urgjent Presidenti te shpalle diten e zgjedhjeve te parakohshme.

    Përgjigju
    • corka: 03/09/2018 15:53

      vetum shef komisarjati nuk mundet te jeshe si mundet te thuash jam me leje por ministri duhet te japi dorheqjen

    • Erik: 03/09/2018 13:37

      Po Cane po, u tha u be, zgjedhje te parakohshme direkt. Ishim me mire kur ishim me keq, kur vriteshin police e komisare ne prite nga Kuliçaj&Co. Presidenti te shkrinte KLD-ne kur kishte ne dore ta bente, jo te mburrej me Gjin Gjonin e gjithe palacot e tjere qe denojne keta plehra me gjobe dhe arrest shtepie kur minimumi duheshin denuar nga 3 vjet per rrahje te punonjesve te shtetit ne detyre.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër