Titulli: “Burgu i shëndetit”
Autor: Altin Joka
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 1500 lekë
Niset nga përvoja personale nutricionisti Altin Joka, për t’u shpjeguar lexuesve peshën jetike të të ushqyerit shëndetshëm, veçmas në një vend si Shqipëria ku ndërgjegjësimi mungon. Jeta e tij, kur as medikamentet nuk po funksiononin, mori kthesë kur nisi të kuptojë se çfarë duhet të eliminonte nga dieta e tij, e cilat ushqime të konsumonte. E rrëfen në librin “Burgu i shëndetit”, ku tenton të informojë, mbi risqet e industrisë së ushqimeve të përpunuara e të orientojë lexuesit drejt ushqimeve të shëndetshme. Botimi i Jokës, siç thotë, është një manual parandalues i shumë sëmundjeve, pasi ne jemi ç’ka hamë!
Titulli: “Zgjohu kërshëri”
Autor: Valbona Banka
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 700 lekë
Janë skeptikë fëmijët mbi kthimin në vendlindje. Pas një kohe të gjatë largimi, nuk dinë se ç ‘mund t’u ofrojë Fshati i Bekuar, ku janë rritur prindërit e jetojnë gjyshërit e tyre. Atëherë shkrimtarja Valbona Banka tenton t’u zgjojë kërshërinë, e u zbulon ngadalë magjinë e natyrës, të lojërave të dikurshme, shijen e pakrahasueshme të ushqimeve bio, por mbi të gjitha rëndësinë e raporteve të shëndetshme me të afërmit e miqtë. Një rrëfim plot humor e batuta, shprehje që pasurojnë fjalorin e ilustrimet e Sindi Alit, ku natyrisht Banka përmes librit të saj i thotë ‘Zgjohu kërshëri’ edhe leximit.
Titulli: “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”
Autor: Charlie Mackesy
Shtëpia Botuese: “Botart”
Çmimi: 1500 lekë
Është konsideruar si “Princi i vogël” i ditëve të sotme. Libri “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”, me autor dhe ilustrues Charlie Mackesy vjen në shqip nga përkthyesi Sokol Mici. Mësimet filozofike të përcjella përmes dialogëve të 4 personazheve, dhe 100 ilustrimeve, kanë pushtuar mediet sociale, ndërsa përralla që të zhyt drejt vlerave të mirësisë, pafajësisë , dashurisë e raporteve miqësore, e ekranizuar, fitoi çmimin ‘Oscar’. Një libër për të gjitha moshat, që zbut zemrat dhe urtëson mendjet.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.9%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre tituj të rinj: "Antologjia e poezive më të bukura në botë", "14 këngë popullore shqiptare" e "Fatmir Haxhiu, Piktori i historisë"! 'Melodia e Vargut' tek poezia e Merinit
22 Dhjetor 2024, 08:57
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! ‘Dollia shqiptare’ nga Sherif Bundo, ‘Shtatë dritare’ nga Virion Graçi dhe ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve’
15 Dhjetor 2024, 08:00
-
Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon
8 Dhjetor 2024, 07:52
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! Nga ‘Paraleli 42’, ‘Tekno-Broni’ te ‘Rrezefati’
1 Dhjetor 2024, 12:40
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor 2024, 10:50
-
'Në Librari' vjen me 3 tituj të rinj! Nga 'Shtëpia e verdhë' e Bashkim Hoxhës, 'Shi me baltë' i Mero Bazes te 'I rënë nga qielli' nga Tom Kuka
17 Nëntor 2024, 14:25
-
'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’
10 Nëntor 2024, 08:11
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor 2024, 13:54
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të ri! Monografi për ‘Antikulturën’ e ‘68-s në Shqipëri, ‘Shtëpia e Zërave’ dhe ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s’
3 Nëntor 2024, 07:39
-
Pas ‘Apostullit’, Ikonomi sjell Fan Nolin ‘Rebel’! ‘Tri jetët e zotit P”, një roman për dashurinë për pushtetin! ‘Vegjetariania’ e nobelistes Han Kang
27 Tetor 2024, 15:33
-
Në Librari/ Triologjia e Natasha Lester! Një sagë dashurie, historia e dy grave të forta dhe jeta e modeles së ‘Vogue’! Libri i ri studimor i Prof. Dr. Bogdanit
20 Tetor 2024, 11:19
-
Në Librari/ Katër titujt e rinj për këtë fundjavë, ‘Dy gratë e një burri’, ‘Theofan Popa - martir i shkencës’, ‘Demonët e demokracisë’, ‘Fshati me 13 sekrete’
5 Maj 2024, 10:11