Titulli: “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë”
Autor: Fatmir Toçi
Shtëpia Botuese: “Toena”
Çmimi: 4500 lekë
Për Fatmir Toçin “Arbëreshët – shqiptarët e Italisë” është libri i jetës, ndërsa për studiuesit, botimi më i plotë dhe gjithëpërfshirës për këtë komunitet. Në 18 kapituj të pasur me harta, ilustrime e 400 fotografi autori trajton vendbanimet, historinë, kulturën, ritet dhe objektet e kultit të trashëguara brez pas brezi në mbi 5 shekuj.
Titulli: “Mes djemsh”
Autore: Emma Noyes
Shtëpia Botuese: “Pegi”
Çmimi: 1200 lekë
Dramat që kanë shënjuar të kaluarën e tyre ‘ngrënë krye’ përmes mundimeve fizike e psikologjike, aq sa Xhini dhe Adriani, përpiqen ta mbajnë larg idenë e të dashuruarit. Por fatit nuk mund t’i shmangesh dhe ata i gjejnë rrugët e tyre të kryqëzuara. Mund ta mbështesin nëse nuk e shkatërrojnë njëri-tjetrin më parë. “Mes djemve” e Emma Noyes është një histori e jashtëzakonshme, e frymëzuar nga jeta personale e autores, sjellë në shqip nga Edlir Velaj. Një histori rreth dashurisë së vërtetë, por mbi të gjitha dashurisë për veten.
Titulli: “Ikja nuk është fund”
Autore: Klea Dhima
Shtëpia Botuese: “Toena”
Çmimi: 700 lekë
Klea Dhima përpiqet përmes vargjeve të udhëtojë drejt botës, në formën më të mirë të saj, asaj humane. Apo edhe ta pranojë e ta dojë edhe kur s’sështë e tillë. Vëllimi i saj i ribotuar “Ikja nuk është fund”, sjell ndjesitë, zhgënjimet, frikën e lëndimit e autores së re nga të qenit ‘tepër njerëzore’ e më tej, një himn dashurie për veten. Ky është botimi i dytë i Dhimës, ku reflekton thellësinë e mendimit, të ndikuar nga përvoja njerëzore, por edhe fakti që ka studiuar filozofi.
Titulli: “Të pangjashmit”
Autore: Thoma Nika
Shtëpia Botuese: “2M”
Çmimi: 1000 lekë
Njerëzit e zakonshëm kanë qenë subjekt i profileve dhe reportazheve të tij ndër vite. Në përballjen e tyre me realitetin, publicisti Thoma Nika gjen edhe të jashtëzakonshmen. Për botimin e tij “Të pangjashmit” përzgjedh 101 profile dhe histori të tilla njerëzore, kryesisht të zonës së Jugut dhe i sjell për lexuesit, veçmas për t’u zgjuar gazetarëve dëshirën për të lëvruar këtë zhanër të lënë në harresë.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.4%
-
Pak
81.1%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në librari vjen me tre tituj të rinj: 'Gjysma tjetër e qiellit', 'Një libër për Emin', 'Shihemi një nga këto ditë'! 'Kohë për t'u çmendur' e Thomaidha Tanuçi te Melodia e Vargut
16 Mars, 11:41
-
‘Në Librari’ me 3 tituj të rinj: 'Një familje gati normale', 'Profesori D merr kontrollin' dhe 'Bulevard'! 'Kjo grua' e Dritëro Agollit tek 'Melodia e Vargut'
9 Mars, 07:41
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj: ‘Arkitektja’, ‘Fshesarja e Republikës’ dhe ‘Perandoria e zotave dhe e kafshëve’! ‘Shpresa’ te ‘Melodia e Vargut’
2 Mars, 08:33
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Historia pa mbarim', 'Mbreti i inatit' dhe 'Si ta lexojmë letërsinë shqipe'! 'Dëshira për ty këtë mbrëmje' tek Melodia e Vargut
23 Shkurt, 08:55
-
‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Jo thjesht rastësi’, ‘Çështja jugore’ e ‘Portokallishtja’! Dy poezi te ‘Melodia e Vargut’
16 Shkurt, 07:26
-
‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Divani i Stambollit’, ‘Shah Mat’ dhe ‘Martesë me kusht’! Poezia ‘Katër këshilla vetes’ te ‘Melodia e vargut’
9 Shkurt, 08:12
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: ‘Takohemi te liqeni’, ‘Mosha e brishtë’ dhe libër studimor mbi gjuhën e kulturën arbëreshe! ’Gravurë me ngjyrat e kohës’ te ‘Melodia e Vargut’
2 Shkurt, 07:29
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi
26 Janar, 08:14
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: ‘Antologji poetike’ e Naim Frashërit, ‘Po ti, kush je?’ dhe ‘Epoka e inteligjencës artificiale’! 2 poezi te ‘Melodia e Vargut’
19 Janar, 07:19
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: Monografi për Arben Bajon, ‘Më quajnë Lusi Barton’ e ‘Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali’! ‘Tim biri’ te ‘Melodia e Vargut’
5 Janar, 07:31
-
‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut
29 Dhjetor 2024, 07:22