‘Në Librari’/ Autobiografia më e shitur, jeta e Britney Spears në shqip! Vepra e Mjedës e plotë dhe origjinale në 2 vëllime! ‘Një pirat në internet’ për vogëlushët!

Titulli: “Ndre Mjeda – Vepra I & II”

Autor: Ndre Mjeda

Shtëpia Botuese: Fishta

Çmimi: 1200 lekë secila

 Dy vëllime të botimeve “Fishta” sjellin të plotë dhe origjinale veprën e Mjedës. Lënda poetike por edhe shkrimet e tjera siç shpjegon studiuesi Frano Kulli janë marrë nga botimet më të hershme, duke sjellë për herë të parë edhe strofa të censuruara gjatë periudhës së komunizmit. Krijimtaria e Mjedës në këtë botim shoqërohet edhe me shpjegime të fjalëve e shprehjeve të rralla.

Titulli: “Gruaja brenda meje”

Autore: Britney Spears

Shtëpia Botuese: Mediaprint

Çmimi: 1300 lekë

I shkruar me çiltërsi të jashtëzakonshme dhe nota ironie, autobiografia e bujshme e Britney Spears, më e shitura për këtë vit në Amerikë, vjen në shqip nga përkthyesja Margarita Skënderaj. Në 310 faqe shpaloset për herë të parë jeta e trazuar e princeshës së popit, nga fëmijëria në familje të paqëndrueshme, tek fama, lidhjet, aborti, mëmësia dhe privimi nga të drejtat e liria për shkak të babait-padron. Mbi të gjitha, ky rrëfim kurajoz që mbërrin drejt e në zemër, është një histori mbijetese, force që buron edhe nga muzika. Një histori besimi dhe shprese, e gruas artiste që tanimë ka rimarrë frenat e jetës së saj në dorë.

Titulli: “Jeronim Stilton - Një pirat në internet”

Autore: Elisabetta Dami

Shtëpia Botuese: Pegi

Çmimi: 500 lekë

Jeta e një nga personazheve më të dashur për fëmijë Jeronim Stilton ndryshon kryekëputazi brenda një dite. Dikush hyn në internet dhe i vjedh identitetin drejtuesit të gazetës “Jehona e Brejtësit”. Modifikon dhe më pas publikon foto që prishin imazhin e heroit tonë, bën në emër të tij blerje të pafundme dhe të padobishme derisa i zeron llogarinë, u dërgon emaile fyese bashkëpunëtorëve të tij, duke i bërë që të gjithë të zemërohen me të. Në kërkim të zbardhjes së këtij telashi misterioz vjen në ndihmë mikesha e tij dok. Bit, së bashku me të cilën do të përfshihen në një aventurë lundrimi derisa të mbërrijnë tek hakeri misterioz. Përkthyesi Agim Doksani sjell në shqip rrëfimin plot humor të shkrimtares italiane Elisabetta Dami, duke trokitur në kujtesë “rregullat e arta” dhe natyrisht dashurinë për librin.

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen