'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’

3 tituj të rinj vijnë për lexuesit në rubrikën ‘Në Librari’ në Report TV.

 ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’ nga Ardian Vehbiu dhe “Në mbrojtje të arsyes albanologjike” kubdër fallxhorëve të historisë së gjuhës shqipe dhe libri për fëmijë “Pse e përqeshin shoqet Martinën?”

Titulli: "Përrallëtarët e gjuhës shqipe"
Autor: Ardian Vehbiu
Gjinia: Ese monografike
Redaktore: Prof. as. dr. Teuta Toska
Recensent: Ak. Shaban Sinani
Botues:Naimi” -Shtëpi botuese dhe studio letrare
Çmimi: 1500 lekë

Studiues, shkrimtar dhe eseist, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ardian Vehbiu ka botuar një numër të madh librash dhe artikujsh, në shqip dhe në gjuhë të tjera, mes të cilave edhe në lëmin e gjuhësisë. Libri i sapo hedhur në treg nga shtëpia botuese "Naimi", “Përrallëtarët e gjuhës shqipe”, sipas botuesit Naim Zoto, "kërkon të jetë një përgjigje e arsyetuar ndaj të gjithë atyre që po duan të rrëzojnë traditën albanologjike dhe rezultatet e studimeve serioze për gjuhën shqipe dhe historinë e saj."

Ndërsa sipas autorit, libri “vjen në rrjedhën e debatit për origjinën e gjuhës shqipe dhe ‘është menduar si një përpjekje e tij për të kundërshtuar, sistematikisht, denigrimin e albanologjisë nga alternativët, amatorët dhe demagogët; të cilët falë edhe simpatisë së papërgjegjshme të masmediave dhe frymës konspirativiste që këto ushqejnë, tani gëzojnë një numër të habitshëm ndjekësish dhe përkrahësish anembanë botës shqiptare”.

Pse, si dhe ku gabojnë amatorët që merren me historinë e gjuhës shqipe. Libri i merr me radhë të gjithë autorët e sotëm që duan të merren me origjinën e gjuhës shqipe dhe të vetë shqiptarëve, duke i njohur lexuesit edhe ku e kanë burimin fillestar këto hipoteza dhe si kanë ardhur deri në ditët tona të ambalazhuara me slogane kombëtariste.

Titulli: "Në mbrojtje të arsyes albanologjike"
Autorë: Grup autorësh (Eqrem Çabej, Bardhyl Demiraj, Ardian Vehbiu, Aristotel Spiro, Edon Qesari, Mimoza Kore, Dhori Q. Qirjazi, Enkeleida Kapia, Marek Majer)
Botues: Botimet “M&B”
Çmimi: 1500 lekë

Ky libër është një përmbledhje studimesh dhe esesh nga gjuhëtarë të shqipes që kanë dalë në mbrojtje të albanologjisë, në kundërvënie me përpjekjet sistematike tënjë grushti amatorësh apo gjithfarë sharlatanësh dhe demagogësh për ta rrëzuar ngrehinën e kësaj dijeje dhe për të zhvlerësuar punën dhe arritjet e vyera të disa brezave albanologësh gjatë këtyre gati dy shekujve të fundit. Përmes këtij libri, albanologët Bardhyl Demiraj, Dhori Qirjazi, Aristotel Spiro, Mimoza Kore, Edon Qesari, Enkeleida Kapia, Marek Majer dhe Ardian Vehbiu do të ndihmojnë lexuesin për t’u orientuar përballë kritikave kaotike anti-albanologjike prej amatorëve. Studimet dhe esetë e përmbledhura në këtë vëllim janë edhe provë, se kur krijohen mjedisi dhe rrethanat e duhura, edhe albanologjia (fushë tradicionalisht abstrakte dhe teknike) është në gjendje t’i flasë lexuesit të gjerë.

Titulli: "Pse e përqeshin shoqet Martinën?"
Autor: Sonila Strakosha
Botues: Mediaprint
Çmimi: 600 lekë

Ky është një libër që i drejtohet fëmijëve. Libri sjell historinë e një vajze të vogël me emrin Martina, zemra e së cilës fsheh brenda një shqetësim. Por çfarë e shqetëson atë? Pse ajo shkon pa dëshirë në shkollë?

Duke udhëtuar nga faqja në faqe do të njiheni më shumë me Martinën, nënën, shoqet dhe mësuesen e saj. Do të njiheni gjithashtu edhe me një dëshirë të pazakontë të Martinës, si dhe me disa personazhe të çuditshëm, të cilët shfaqen papritur në këtë histori. Si do ta ndihmojnë të gjithë këta Martinën për t’iu kthyer sërish buzëqeshjen?

Xh.K/B.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?