MEKSIKË - Kanë nisur të shtohen shqetësimet rreth gatishmërisë së stadiumit legjendar 'Estadio Azteca', i cili është planifikuar të presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 në Mexico City të Meksikës.

Turneu madhor do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe për herë të parë do të organizohet në tre vende, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Sipas planit aktual, sfida e parë mes ekipit të Meksikës dhe Afrikës së Jugut, duhet të zhvillohet pikërisht në stadiumin historik të Mexico Cityt.

Megjithatë, javët e fundit janë shfaqur dyshime serioze mbi ritmin e punimeve në impiant, duke ngritur pikëpyetje nëse ai do të jetë gati në kohë për eventin më të madh të futbollit botëror.

Situata mund të ketë ndikim edhe te Anglia, e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel. Nëse “Tre Luanët” fitojnë grupin e tyre, ekziston mundësia që në fazën e 1/8-ave të përballen me Meksikën pikërisht në “Azteca”.

Pamje të fundit nga gjendja e stadiumit janë publikuar nga Youtuberi Armand Alejandre, i cili ka vizituar nga afër objektin. Në videon e tij shihen punime që vazhdojnë në zonën e jashtme të impiantit, ndërsa edhe brenda stadiumit procesi i rinovimit është ende në zhvillim. Dhe të mendosh se Kupa e Botës është vetëm katër muaj larg.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 14:59

    Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?