‘Në Librari’ vjen me 3 tituj të rinj ‘Pasdite në kopshtin e shtëpisë’, ‘Shtëpia e atit tim’ dhe ‘Anahera'
“PASDITE NË KOPSHTIN E SHTËPISË”, DINO SJELL PJESËN E DYTË
Jemi në Angli, ndërsa Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer. Po ashtu një dashuri e madhe ka lulëzuar në kopshtin e shtëpisë. Çfarë do të ndodhë me Anën dhe Perlatin? Kemi mbetur me këtë pyetje që nga pjesa e parë e triologjisë “Pasdite në kopshtin e shtëpisë-Piktura”.
“Pasdite në kopshtin e shtëpisë-Muri”, i ndarë në dy vëllime, është pjesa e dytë e sagës e cila ka filluar me pjesën e parë, “Piktura” dhe do të vijojë me “Gjerdani” dhe “Kthimi në kopsht”.
Selma Dino sjell librin 'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', një sagë letrare ku dashuria përballet me luftën, heshtjen dhe kohën.
Dino bën me dije se së shpejti do të përkthehen në shqip edhe “Gjerdani” dhe “Kthimi në Kopsht”.
“SHTËPIA E ATIT TIM”, VJEN NË SHQIP ROMANI I JOSEPH O’CONNOR
Shtator 1943. Trupat e ushtrisë gjermane, që drejtohen nga komandanti Hauptman, kanë marrë në kontroll gjithë Romën duke ushtruar dhunë dhe terror të egër. Fati i luftës së Dytë Botërore është ende i paqartë.
Diplomatë, refugjatë, hebrenj, robër lufte dhe qytetarë të tjerë, për të shpëtuar nga ushtria naziste, kërkojnë që të gjejnë një vendstrehim të sigurt. Është priftI irlandez Hug O’Flaherti që do të gjendet pranë këtyre qytetarëve që kanë marrë arratinë nga terrori. Shtëpia e tij është në Vatikan, në shtetin më të vogël në botë, një vend neutral dhe i pavarur brenda Romës, ku pushtuesit gjermanë nuk kanë asnjë ndikim.
O’Flahert që është i kthjellët në misionin e tij dhe stoik përballë autoriteve të ushtrisë gjermane, bashkëpunon me Ambasadorin e Britanisë në Selinë e Shenjtë, gruan e një diplomati irlandez, një konteshë italiane dhe një kamarier, që janë edhe miqtë më të afërt të tij.
E gjithë “mizanskena” funksionon dhe mbikqyret si në një kor.
Ata i strehojnë të arratisurit në shtëpi të sigurta, i paisin me dokumente të falsifikuara dhe më pas organizojnë transferimin e tyre në një fshat, mes një klime të tensionuar nga vëzhgimi i forcave SS në Romë, në pragun e Krishtlindjeve. Ky roman është një sinfoni mbresëlënëse për dashurinë, besimin, guximin dhe vetmohimin, dhe të qënit human në rrethanat e dhunës ekstreme.
JOSEPH O’CONNOR, i lindur në Dublin, është një nga shkrimtarët më të njohur irlandezë. Ai është romancier, skenarist, dramaturg, prezantues dhe profesor. Ka punuar për revistat Sunday Tribune dhe Esquire. Është fitues i çmimeve: Zepter, Nielsen Bookscan, Millepages Francë, Acerbi në Itali, etj. Romanet e tij janë përkthyer në mbi dyzet gjuhë.
“ANAHERA”, ROMANI I AUTORES SË RE, XHENSILA DAUTLLARI
Në shkollën e riedukimit më famëkeqe londineze, kundër dëshirës së saj dhe e lënë pa zgjidhje tjetër, për herë të parë regjistrohet një vajzë. Kushtet e vështira me të cilat ajo përballet, do ta çojnë drejt një qëllimi të vetëm: arratisje.
Me shumë pak kohë në dorë dhe një shpirt rebel, Anahera ndërton një skuadër dhe një plan të mirëfilltë.
Mirëpo pengesat që do të hasë gjatë rrugës do të jenë gjithashtu ato të cilat do të hapin shtigje të reja, drejt një të vërtete drithëruese. Njëra nga godinat mbart një të fshehtë të errët. Mes frikërash, gënjeshtrash, pikëpyetjesh dhe lufte me vetveten, Anahera duhet të hedhë dritë mbi këtë vend, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar njëherë e mirë prej tij.
Sonila Strakosha
Ismail Kadare
"Mësueset e fshatit" janë vargje të cilat me aq mjeshtëri kanë ditur të lartesojnë e nderojnë, në një periudhë të caktuar, figurën e mësueses.
Mësueset e fshatit
Në udhëkryqe ndanë xhadeve
Ditët e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin dorën nga makinat
Herë dy nga dy herë veç e veç
Po shpesh ata që janë brenda
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza
Si shumë pretendime kanë
Mor shoku Jani, këto vajza
Dhe janë ata që bëjnë zhurmë
Që kanë për vete dyzet gojë
Që i shkruajnë letër presidiumit
Për një kuzhinë po t'ju mungojë
Dhe ato presin makinën tjetër
Atje në rrugë atje në shi
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi
Tek presin, java që kaloi
Iu kujtohet si në tym
Klasa me nxënësit, gabimet
Q'u përsëritën në hartim
Në mbrëmje radion dëgjon njëra
Tjetrës në mend i vjen sërish
Shikimi i fotoreporterit
Q'andej kaloj rastësisht
Koha e fejesës i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë
Pluhur i shkumësit, vello e bardhë
U bie mbi supe e i trondit
Po s'ngrenë ato botën në këmbë
Në komitet në ministri
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi.
Dritëro Agolli
"Qetësia e bukur", një poezi kushtuar gruas; një dedikim i ndjerë ku shprehet vlerësimi dhe adhurimi për sakrificat, lodhjen, madhështinë, forcën dhe bukurinë e saj.
Qetësia e bukur
Gruaja fle në çarçafin e bardhë e jastëkun e bardhë
E bukur si perëndi e lashtë e Greqisë;
Flenë sytë e saj që më mahnitën vite me radhë,
Flenë buzët e saj si kokrra e prerë në mes e qershisë;
Flenë qerpikët si halat natën në grurë,
Flenë mollëzat e faqeve që bëjnë gropëza kur qeshin,
Fle balli i hijshëm që s’e desha të ngrysur kurrë
Dhe nën ballë vetullat si krah dallëndysheje heshtin.
Në çast më pushton një ndjenjë fajësie dhe malli,
Para saj i vetëm, para saj i pagjumë,
Dhe mbulohet me rrudha të dendura balli
Dhe them me vete: grua e dashur të kam lodhur shumë,
Kam ikur shpesh në rrugë të gjata në fusha e shpate,
Të kam lënë fëmijë e shqetësime mbi shpinë,
Të kam lënë pazarin, radhën e netët fillikate,
Të kam lënë mbi shpatulla gjithë shtëpinë.
Fli, fli e vuajtura ime!
Komente









