Në Maqellarë situata alarmante, qytetarët as maska e as doreza: Këtu nuk respektohet rregulli fare (VIDEO)

Institucionet shtetërore e ato  të rendit e kanë përqendruar vëmendjen në zonat e mëdha urbane, duke lënë totalisht jashtë vëmendjeje, njësitë e tjera, por që ka grumbullime masive qytetarësh. Një situatë e tillë shihet edhe në Maqellarë të Dibrës. Për shkak se Maqellara është një zonë shumë e populluar, banorët nuk kanë pyetur për masa kufizuese ndaj Covid-19. Pamjet e kësaj të mërkure janë të frikshme, nuk ka zbatim distance e sidomos nga mosha e tretë. Por banorët aty ankohen se deri sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga instancat vendore, madje nuk kanë marrë as ndihmën ekonomike e cila sipas vendimeve shtetërore është e dyfishuar.

Një qytetar shprehet: "Këtu në Maqellarë nuk zbatohet fare rregulli i distancës. Falë zotit nuk ka asnjë te prekur me koronavirus dhe jemi shumë të kënaqur sepse sezonin nuk e ka prekur. Mbas orës 1 në Maqellarë nuk ka asnjë në rrugë, por problemi qëndron kur lejohet lëvizja. Njerëzit rrinë shumë afër."

Ndërkohë një tjetër deklaron: "Unë jam nga fshati Vojnik. Në Maqellarë nuk kemi parë ndihmë që të vijë dhe të shpërndahet. njerëzit janë në nevojë, janë pa punë, të mbyllur. megjithse fshatrë nuk kanë. këtu bëhet një radhë e paparë për pensionet sepse njerëzit nuk kanë të hanë. Nuk zbatohet rregulli i kryeminstrit, është mirë të vijnë e të kontrrollojnë. Levizje ka se njerëzit kanë halle. Duan të bëjnë pazaret në një kohë kur nuk kanë parë si pasojë e krizës. Presin asistencën. njerëzit kanë halle duhet të bëjnë pazaret."

Grumbullime të tilla si në Maqellarë mund të jenë të rrezikshme, duke e ditur se kjo zonë është jo shumë larg doganës së Bllatës dhe ka lëvizje me Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja