Mariupol, Putin tashmë sundon një shkretëtirë të mbushur me varre masive

Mariupol, Putin tashmë sundon një shkretëtirë të mbushur me varre masive

Presidenti rus Vladimir Putin

Qyteti ukrainas Mariupol sipas rusëve, tashmë është plotësisht nën kontrollin e forcave ushtarake ruse, edhe pse disa trupa ukrainase vazhdojnë të qëndrojnë në fabrikën e çelikut “Azovstal”. Por kjo mohohet nga Kievi. Rezistenca e disa trupave ushtarake ukrainase të mbetura në qytetin e shkatërruar është një imazh apokaliptik që në shumë aspekte qëndron si një simbol i dështimit të Rusisë në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin u nis për të ringjallur një perandori ruse, por në vend të kësaj ai po sundon vetëm një tokë shkretëtirë me varre masive nën të.

Që Mariupol do të ishte një objektiv për ushtrinë ruse ishte e qartë që prej vitit 2014, kur përfaqësuesit rusë fillimisht morën në kontroll qytetin dhe përsëri u përpoqën për ta rimarrë atë edhe pasi u dëbuan.

Qyteti Mariupol, qendra ekonomike dhe porti industrial më i madh në Detin “Azov” do të ishte ekonomikisht jetik për çdo territor të aneksuar dhe në çdo rast ishte një rrugë kryesore e furnizimit të Rajonit “Rostov” me Ukrainën jugore. Rusët caktuan një forcë të konsiderueshme ushtarake për të marrë qytetin, megjithëse përbërja e tyre tregon se nuk ishte objektivi kryesor i Rusisë.

Ushtria ruse rrethoi qytetin që prej 2 marsit. Rusët përdorën zjarr masiv artilerie për të shtypur ushtarët ukrainas, duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit gjatë luftimeve. Në vitin 1999, rusëve iu deshën gjashtë javë për të pushtuar Groznin. Në mënyrë të ngjashme për 7 javë, të njëjtin fat pati edhe Mariupoli, por me një forcë më të madhe mbrojtëse. Shtabi i Përgjithshëm Ukrainas kishte frikë se qyteti do të binte më shpejt.

Që forcat ukrainase rezistuan kaq gjatë, dëshmojnë epërsinë e mbrojtjes ukrainase. Trupat ukrainase me mjete luftarake të këmbësorisë dolën jashtë pritshmërive, madje arritën të mundnin dhe tanket ruse.

Rusët në Mariupol përsëritën të njëjta histori sikurse bënë me ndërhyrjet e tyre në Siri. Sulmet ndaj spitaleve dhe strehimoreve të civilëve u përdorën si taktik për të terrorizuar popullatën civile që të evakuohej. Dëbimi i popullsisë nga qyteti do pastronte fushën e betejës, duke i lejuar rusët të përqendroheshin kundër mbrojtësve.

Vullneti i mbrojtësve për të rezistuar u përforcua edhe nga pritshmëritë e tyre se çfarë do t'u bënin trupat ruse nëse do të kapeshin robër. Mbrojtësit e Mariupolit përbëheshin nga marinsat dhe anëtarët e batalionit Azov, një njësi e lidhur me një parti politike të ekstremit të djathtë dhe që përmbante një pjesë të konsiderueshme të neo-nazistëve. Propaganda ruse e ka përdorur këtë njësi për të karakterizuar tërësinë e ushtrisë ukrainase. Duke qenë se Rusia e shpalli luftën si një fushatë ‘denazifikimi’.

Rrethimi i Mariupolit përmban një sërë mësimesh ushtarake dhe politike. Nga perspektiva ushtarake ajo na tregon se pse ukrainasit duhet të parandalojnë izolimin e qyteteve. Pasi të ndërpritet furnizimi, mbrojtja mund të zgjasë vetëm kaq gjatë. Ndërsa mësimi politik është se megjithëse pushtimi i Putinit në Ukrainë është një akt kotësie, Rusia do të duhet të rrafshojë qytetet e Ukrainës nëse dëshiron t'i pushtojë ato. Përshtati nga “The Guardian”, Shqiptarja.com

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës