KINË- Në një kohë kur argëtimi i vetëm i fëmijëve të sotëm janë videolojërat, Kina mori një vendim drastik për të reduktuar orët që kalojnë ata në ekranin e kompjuterit.

Sipas rregullave të reja të publikuara nga Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimit e Kinës, fëmijët dhe adoleshentët deri në 18 vjeç, do të lejohen vetëm deri në tre orë në javë për të luajtur video-lojëra në internet.

Ky vendim i ri erdhi si një “goditje” për gjigandët e teknologjisë në video-lojërat, duke i trembur ata për të ardhmen e kompanive të tyre.

Sipas këtij vendimi, personat nën 18 vjeç do të lejohen të luajnë video lojëra një orë në ditë nga ora 20:00 deri në orën 21:00.

Ky vendim ka ardhur si një mënyrë për të mbrojtur shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve por duket se nuk është përkrahur shumë.